Veliaj: Ai që s’di të bëjë punë, s’ka për të bërë punë as këto 30 ditë të mbetura

517
Rrugë të pashtruara, plehra që nuk mblidhen rregullisht, mungesa e gjelbërimit, trotuareve, stolave dhe mos shpërndarja e banesave sociale, janë disa nga shqetësimet që banorët e Njësisë nr.4 i shprehën kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. “Rrugët e lagjes janë problem, të pashtruara, si gurore, që këtu deri te rruga lart. Mund të ketë nja 3-4 vjet që nuk është vënë dorë fare në lagjen tonë. Kanë ardhur ta shohin veç për vota”, thotë që qytetare, banore e zonës.
“Rrugën ‘Njazi Meka’ e kanë bërë pa gjelbërim, pa trotuare, pa stola. Nuk ka kurrkund. Nëse duam të ulemi diku, duhet të shkojmë detyrimisht në klub”, tha një tjetër, ndërkohë që shqetësimi për mungesën e mbledhjes së plehrave apo lënia përgjysëm e punimeve në rrugë është i vazhdueshëm për banorët e Njësisë nr.4 në Tiranë. “Ai që s’di të bëjë punë, s’ka për të bërë punë as këto 30 ditë që kanë mbetur”, u shpreh Veliaj. 
Ndërsa shqetësimit të qytetarëve për mos shpërndarjen e banesave sociale, Veliaj iu përgjigj: “Ky kishte 4 vjet për të shpërndarë banesat sociale. Pse s’jua dha? Kujt i ka dalë emri për banesa sociale, në mbledhjen tonë të parë ne do t’i shpërndajmë”.
Sigal