Deklarata ‘bombë’ e Berishës: Janë 15-fish të infektuarit me COVID-19, një fshat i tërë në…

505
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi akuza të forta për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu.

Sipas Berishës, shifrat në Shqipëri për të infektuarit me Covid-19 janë të manipuluara. Berisha tha se, ka të dhëna se, kjo shifër e raportuar nga Ministria e Shëndetësisë është të paktën dhjetë herë ose 15 herë më shumë seç është raportuar.

Çfarë shifrash keni, sipas të dhënave tuaja?

Sali Berisha: Janë të paktën 10 ose 15 herë më shumë sec është raportuar. Në Has sot, në Krumë është një lagje e tërë e infektuar me Covid-19. Kanë vdekur tre persona. Edhe në rrethe po ashtu. Për të qenë i vdekur nga covid-i duhet patjetër të ndërrosh jetën në spitalin Infektiv.

Berisha u shpreh për Abcnews se shifrat e publikuara për rastet e personave të prekur nga COVID-19 dhe personat që kanë humbur jetën, nuk janë ato të saktat.

Gjithashtu ish-kryeministri hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama se po shkakton panik te qytetarët me qëndrimin e tij.

“Është një pandemi unike, në një 100 vitet e fundit që nga koha kur ishte gripi spanjoll. Jemi në fillimet e saj. Është shumë e vështirë të parashikohen përmasat e pasojave në shëndetin e njerëzve. Përveç disa shpresave me kombinim ilaçesh, ende nuk ka një vaksinë”, deklaroi Berisha.

Mendoni se kemi hyrë në zonën e rrezikut apo do të jemi me këto shifra?

Berisha:  Shqipëri ndodh ajo që përveç Koresë së Veriut nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Shifrat këtu për të vdekurit nga viroza COVID-19 përcaktohen politikisht. Çdo shifër, çdo veprim është politizuar, këto i them shumë të faktuara.

Keni shifra të tjera nga ato zyrtaret?

Berisha: Të besosh se ka 277 të prekur është qesharake, këtë nuk e beson njeri. Kur jemi vendi që kemi bërë shumë pak teste. Na citon një nga kryeterriostët e kohës në postimet e tij. Në këtë epidemi ne kemi një rrezik i lartë, vjen nga i vetëshpalluri kryeepidemiolog dhe nga një grusht njerëzish. E quaj “ndrikull hajnia”. Me këtë qëndrim nuk po bëj politik, por po them të vërtetën për qytetarët.

Çfarë po ndodh me testet?

Berisha: Ndrikull hajnia i tha qytetarëve se po përdornim metodën e vjetër të OBSH, metodë  e cila ka 15 ditë që e ka hedhur poshtë. Shqipëria pardje ishte në 10 vendet në vdekshmëri më të lartë në botë, sot është në vendin e 11 ose të 12. Shqipëria vetë ka një vdekshmëri prej tre herë më të lartë se mesatarja e rajonit. Garantoj që shifrat janë të manipuluara”, tha Berisha.