Presidenti Meta: Kur ulet një kampion, ne çohemi në këmbë!

329
Sigal

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me atletin Sotir Qiriaqi, një nga sportistët që ka marrë pjesë në shumë maratona ndërkombëtare.
Në një postim në Facebook, Presidentit Ilir Meta shkruan: “Kur ulet një kampion, ne çohemi në këmbë! Në respekt të ambasadorit të vrapit Sotir Qiriaqi, i cili ka realizuar 157 të tilla në të gjithë botën dhe ngriti flamurin shqiptar në Göteborg të Suedisë. Veprimtaria e tij ka qenë gjithmonë e karakterizur nga motivi sportiv dhe human, duke patur si qëlim mesazhin për paqen dhe dashurinë.
Një model frymëzues për fëmijët dhe të rinjtë për një jetë aktive, sportive e të shëndetshme. Respekt dhe përulje!”.