Marrëveshja Kosovë Serbi në Ohër, Shehu: Hap pozitiv, por qëndrimi i Serbisë nën presionin rus

109
Sigal

Deputeti i PD-së Tritan Shehu e ka parë si pozitive marrëveshjen e finalizuar mbrëmë në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, megjithatë “qëndrimin timid të Serbisë” e sheh të imponuar nga Rusia.

“Me “Aneksin“ e Ohrit, Serbia pranon planin Franko-Gjerman, pa e firmosur ate.

Nje qendrim “timid“ e i kompleksuar i Serbise ky, e ndodhur nen presionin rus.

Megjithate ajo cfare u arrit mbreme eshte nje hap pozitiv, ne nje rruge akoma te gjate drejt njohjes formale reciproke Kosove –Serbi.

Nje zhvillim ai i djeshmi ne drejtimin e duhur drejt normalizimit te maredhenieve midis atyre dy shteteve, proceseve stabilizuese e integruese te tyre e te Rajonit.

Megjithese Serbia u perpoq te fshehe e te maskoje nepermejt “aneksit” edhe ate, qe ajo de facto e pranoi, planin e paraqitur, qe nen kupton edhe pranimin e Kosoves si shtet, perseri ne esence jemi ne nje zhvillim pozitiv.
Pengesa kryesore per Serbine qendron ne ate, qe eshte theksuar shpesh:

-Serbia do te beje hapa te guximeshme e transparente jo vetem drejt njohjes se Kosoves, por dhe ne proceset e saj te plota europianizuese e te perkatesise perendimore, atehere kur “kordoni umbilikal“ i saj me Rusine do te pritet.

Dhe kjo kerkon jo vetem presionet e “kujdestarine“ europiane e perendimore, por dhe implementimin konkret te projekteve te BE per ate e Rajonin.

Te cilat tashme jo vetem po dominojne, sic eshte Procesi i Berlinit, por dhe po hedhin ne harese ato te Vucic, “Ballkanin e hapur” ruso-serb, alias Jugosllavia e re.
Pa dyshim ne kete proces jo te lehte por te domosdoshem, jam i bindur se Kosova do te vazhdoje ne konsolidimin e sovranitetit te saj, te pozicionit te qarte europian e perendimor.”