Presidenti Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale shpreht shumë i lumtur për takimin që zhvilloi sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor, Andrew Page gjithashtu ai shprehet krenar për mardhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ja postimi i tij i plotë:
Kënaqësi të takoja sot Drejtorin e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadorin Andrew Page.
Vlerësoj marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me bindjen se ato do të vijojnë të jenë edhe më dinamike në të ardhmen.
Theksova gjithashtu domosdoshmërinë e rikthimit urgjent të vendit në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, duke i shërbyer njëkohësisht objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Këshillit të tetorit.
Krenar për marrëdhëniet tona të shkëlqyera me Britaninë e Madhe dhe mirënjohje për përkushtimin e saj për stabilitet e siguri në rajonin tonë.