Një betejë e qartë mes votave te manipuluara nga rilindja dhe atyre votave që u kishin shpëtuar patronazhistëve të rilindjes e shkonin për opozitën u zhvillua në Parkun Olimpik ku u numëruan votat e Greqisë për qarkun e Lezhës.
Ndërsa vijonte numërimi i kutive të fundit pati dhe momente tensioni mes vëzhguesve dhe deputetëve të PS-së dhe vëzhguesve dhe deputetëve demokratë.
“Mandat i fituar me betejë deri në votën e fundit!” shkruan drejtuesi i PD-së i qarkut të Tiranës, njëkohësisht kandidat i PD-së për deputet.
Më tej ai shprehu mirënjohje Lezhës që mbrojtën me thonj fitoren.
“Bravo Kastriot Pirolit per mandatin e fituar me gjak, mund e djersë. Mirënjohje Lezhës që me ‘thonj’ ruajti fitoren në qark.