U refuzua nga Policia e Shtetit, ja kur do të zhvillohet protesta anti-qeveri në Tiranë

389
Sigal

Ishte planifikuar të zhvillohej ditën e nesërme, por pas refuzimit që i ka bërë Policia e Shtetit, protesta e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shtyhet me dy ditë, çka përkon edhe me 9 Majin, Ditën e Europës.

Këtë njoftim e ka bërë vetë AMT përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Të nderuar miq, e ndërmarrim kët? nismë për të thirrur qytetarët në një “PERKUJTIMORE” kundër diktaturës, falimentimit ekonomik dhe burgut shtëpiak, me të cilin janë dënuar 2.8 milion shqiptarë.

Mjekë dhe qytetarë të shquar kanë argumentuar se piku i epidemisë së Covid-19 në Shqipëri ka qenë midis fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, pra të paktën një muaj para se qeveria të ndalonte jetën normale në vend, duke dënuar të gjithë popullin me papunësi dhe burg shtëpiak.

Mbi 110 mijë njerëz kanë humbur punën në këta dy muaj, pa llogaritur këtu gjysmën e popullsisë së vendit që jeton në fshat. Shqipëria, e varfër dhe e zhytur në borxhe edhe para epidemisë, tani rrezikon falimentimin ekonomik. FMN dhe BB kanë parashikuar qysh tani një rënie prej 5-7% të prodhimit kombëtar.
Ndërkohë Shqipëria ?shtë tërhequr nga 5 nene të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

OKB dhe KE kanë paralajmëruar rrezikun e shfrytëzimit të epidemisë si pretekst për fuqizimin e regjimeve autoritare, si Shqipëria.

ju ftojmë të protestojmë të Shtunën, 9 maj, ora 12.00 në Sheshin Skënderbej, pranë Lulishte Europa. Sigurisht duke ruajtur distancimin social.

Sa më shumë të jemi, aq më të fortë jemi përballë policisë partiake të kryeministrit.

#StopDiktaturës
#StopFalimentit
#HapniShqipërinë