Konferenca/ Rama: Do bëjmë marrëveshje ekonomike, Starmer: Jemi dakort për kampet e refugjatëve…

57
Sigal

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri britanik Keir Starmer mbajtën një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme.

Vizita e kreut te qeverisë britanikë ka filluar një ditë më parë. Dhe rëndësia e madhe e vizitës së tij është ajo se ka siguruar një marrëveshje me kreun e qeverisë Rama për të sjellë në Shqipëri emigrantët nga Britania, sidomos ata që kanë problem të mëdha me ligjin. Pra Shqipëria do përdoret si kosh plehrash edhe për Anglinë.

Ndërkohë që Rama i thoshte kreut të ekzekutivit britanik se do të bëjmë marrëveshje ekonomike, ai me qetësinë angleze dhe pa ironi i thoshte se kemi arritur marrëveshjen për kriminelët britanikë që ti strehojnë “përkohësisht” në kampet e Shqipërisë.

“Po po diskutojmë këtë çështje me një sërë shtetesh sa i takon qendrave të kthimit. E shoh si novatore e të rëndësishme. Në përputhje me punën që kemi bërë, marrëveshjet e kthimit që kemi. Ajo që dëshiroj  të arrij është të shtoj këto qendra kthimi. E po bëjmë këto diskutime”, tha Starmer.

Edhe britanikët kishim mangut. Pasi Italia e bëri shtëpinë e kriminelëve te saj në Gjadër tani mbetet të kuptohet vetëm ku do ta kenë shtëpinë këta të Britanisë.