Presidenti Meta: Gjykata Kushtetuese u asgjësua qëllimisht nga mazhoranca

434
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ftuar ne emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço bëri me dije se, do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, si zgjedhje të bëra pa garë, pa mundësi zgjedhjeje, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur nese ka frikë se “Venecia” mund t’i japë të drejtë mazhorances për Gjykaten Kushtetuese, Meta sqaroi se “nuk ka asnjë shans që Komisioni i Venecias të hedhë në koshin e plehrave emrin dhe reputacionin e vet”.

I pyetur ne lidhje me videot për Dvoranin, Meta tha “videot do të vazhdojnë. Ka plot të tjera në pritje. Përderisa të tjerët dezinformojne, unë jam i vendosur për të bërë transparencë”.

Kreu i shtetit deklaroi se Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje kushtetuese, përkundrazi shkeljet janë faktuar që ndodhen në aktet e mazhorancës.

“Unë jam President i Republikës, kam një detyrë që nga momenti që kam vënë dorën në Kushtetutë të mbrojë atë. Gjykata Kushtetuese u asgjësua qëllimisht nga ana e mazhorancës..”,- tha kreu i shtetit.

(Lajmi në përditësim)