Presidenti kthen draftin “Anti-shpifje”, reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës sonë në këtë kauzë

427
Sigal

Presidenti Meta ka dekretuar sot rrëzimin e paketës “anti-shpifje”, të kritikuar dhe organizatat botërore të mbrojtjes së të drejtave të tyre, por edhe nga institucionet e BE.

Në një reagim të UGSH thuhet se kjo paketë u refuzua gjatë nga gazetarët si dhe nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare dhe se vendimi i Kreut të Shtetit konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës në këtë kauzë në mbrojtje të lirisë së shprehjes.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës Sh.T. Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “Anti-shpifje”, e cila u refuzua gjatë nga UGSH, organizatat e tjera të gazetarëve brenda vendit, si dhe nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare.
Ky vendim konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës sonë në këtë kauzë në mbrojtje të lirisë së shprehjes”, thuhet në reagimin e UGSH.