Berisha: Tahiri po pastron paratë

465
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi babain e Saimir Tahirit se po pastron paratë dhe po kryen evazion fiskal. Ai publikoi një mesazh nga “qytetari digjital”, duke denoncuar “Bashkim Tahirin, të atin e Saimir Trafikut për larje parash dhe evazion fiskal!”. Në mesazh bëhet për “një pasuri të blerë nga Bashkim Tahiri për rreth 30 mijë euro”. “Pra 2600 m2 i bie ta ketë blerë për 11.5 euro m 2. Kjo pasuri e blerë nga Bashkim Tahiri shtrihet në faqen e shpatit të Liqenit Artificial dhe është blerë për rreth 30 mijë euro dy policëve në Sauk”, thuhet në mesazh. Aty nënvizohet se “prona është ullishta në kodrat e Saukut, e cila shikon nga diga e Liqenit Artificial, shikon të gjithë Tiranën dhe çmimi i tregut aty është minimalisht 200 euro m2”.
Sigal