Dokumenti që nxjerr zbuluar socialistët, si po tentohet të shtyhet për në shtator çështja e mandatit të Xhaçkës

107
Sigal

Mazhoranca po investohet me “mish e me shpirt” për të shpëtuar Olta Xhaçkën nga heqja e mandatit. Prej 1 viti, Kuvendi vetëm po e zvarrit rastin e saj, ndonëse faktet janë sheshit.

Olta Xhaçka është në konflikt interesi sipas opozitës, pasi burri i saj ka dalë investitor strategjik. PD bëri një kërkesë për heqje mandati, por mazhoranca në mënyrë absurde e rrëzoi vjet dhe çështja shkoi në Kushtetuese. Kjo e fundit u shpreh se është shkelur Kushtetuta, pasi ajo e thotë qartë se Kuvendi duhet ta kalojë çështjen në gjykatë. Për këtë arsye u kërkua që të miratohet kërkesa e PD. Mirëpo mazhoranca që në fillim të vitit vetëm po e zvarrit procesin. Seanca e fundit ishte të premten e javës që kaloi dhe pati një zhvillim hapur zvarritës.

Këshilli i Legjislacionit vendosi që t’i jepte 3 javë kohë një eksperti të kërkuar nga mazhoranca që të analizojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Eksperti i thirrur nga Kuvendi, Krenar Loloçi, një profesor i së drejtës kushtetuese, pranoi detyrën nga Kuvendi dhe kërkoi 3 javë kohë për të përgatitur një raport mbi dy vendimet e Kushtetueses të marra në janar.

Por angazhimi i tij u kundërshtua nga deputetët e opozitës, që e cilësuan vendimin e shumicës parlamentare një tallje me ekspertin dhe me Gjykatën Kushtetuese dhe një synim për të mbrojtur kolegen e tyre nga heqja e mandatit të deputetit.

Por pse u shty tre javë? Duket se strategjia është që çështja e mandatit të Xhaçës të shtyhet për në shtator. Kuvendi ka miratuar kalendarin e punimeve për periudhën 9 qershor-30 qershor dhe në këtë kalendar nuk është përfshirë çështja e Olta Xhaçkës. Më 30 qershor miratohet kalendari i ri, i cili do të jetë deri në fund të sesionit. Sipas informacioneve sesioni i ri mbyllet në mes të korrikut. Duke qene se eksperti ka kërkuar 3 javë kohë, por duke marrë parasysh se Këshilli i Legjislacionit do duhet të zhvillojë disa mbledhje deri sa të arrihet në konkluzion, kjo çështje nuk futet dot në kalendar.

Pra e gjithë loja e zvarritjeve ka qenë që Xhaçka të rrijë me mandat edhe në këto pushime verore. Në shtator pritet të rinisë avazi, por e sigurt është se ministrja nuk ja hedh dot paq deri në vitin 2025 kur dhe janë zgjedhjet. Kushtetuesja foli qartë dhe sado të zvarrisë mazhoranca vendimin, nuk ka asnjë kthim pas. pamfleti