Gëzim Zilja: Gjeneratorët lundrues dhe gjumi i rëndë i drejtësisë

218

Në bazë të kontratës Korporata Elektroenergjitike është e detyruar të paguajë 45+22,5= 67,5 milion dollarë edhe nëse TEC-et nuk vihen asnjëherë në punë, si kosto të qirasë dhe operimit.

Sigal

Në gjuhën popullore “gjumi i rëndë” apo “gjumi i madh” nënkupton vdekjen. Në këtë rast drejtësia ende nuk ka vdekur, por që fle gjumë është një fakt rënqethës. Fjala është për dy gjeneratorët lundrues të ankoruar në portin e Zvërnecit, Vlorë, më 9 shtator të 2022. Ministresha Balluku do të deklaronte plot besim e krenari një vit më parë: “…Vendosja e dy TEC-ve në Triport do të jenë shpëtimi i Shqipërisë për krizën energjitike madje mund të shesim energji prej tyre,..”  Kjo frazë doli gënjeshtër e madhe. Populli shqiptar po paguan nga xhepi i tij miliona dollarë pa përfituar asgjë sepse:

1.Të dy TEC-et lundruese kushtojnë 20 milionë dollarë. Qeveria shqiptare do t’i paguajë shoqërisë amerikane “Excelerate Energy” 45 milionë dollarë qera (63 mijë dollar/ dita) për dy vjet, pa i blerë. A nuk është kjo një vjedhje e pastër?

  1. Qeveria shqiptare do t’i paguajë firmës mirëmbajtëse “Renco” 22,5 milionë dollarë (31,5 mijë dollarë/dita) për ofrimin e shërbimit për instalimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e TEC-ve. A nuk është dhe kjo një vjedhje e pastër?

3.Në bazë të kontratës Korporata Elektroenergjitike është e detyruar të paguajë 45+22,5= 67,5 milion dollarë edhe nëse TEC-et nuk vihen asnjëherë në punë, si kosto të qirasë dhe operimit.

  1. Deri tani (9 shtator 2022, 10 qershor 2023) qeveria shqiptare ka paguar për mirëmbajtje dhe qera rreth 25 milion euro, pa u prodhuar asgjë ditë energji elektrike,
  2. Çfarëdo shkaqesh të shkaktojnë vonesë, kontrata për firmat “Excelerate Energy” dhe “Renco” nuk parashikon penalitete.

Nëse flasim për ndotjen e mjedisit përsërisim:

TEC-et lundruese do të djegin 600 tonë naftë të rëndë në ditë, ose 219 000 tonë naftë/vit. Nëse konvertojmë sasinë e naftës në dioksid karboni (CO2), atëherë shifra është rreth 712, 409 tonë CO2/vit. Kjo shifër është e barabartë me; 3749.5 kg CO2 në vit për çdo banor të Vlorës, 275.7 kg CO2 në vit për çdo banor të Shqipërisë, e shtuar kjo në mushkëritë tona. Në nivel vendi, për çdo banor baraz 82% më shumë CO2 nga ajo sasi që një person nxjerr gjatë frymëmarrjes për një vit. Ose për çdo banor të Vlorës, baraz 10.5 herë më shumë (1050%) se sasia e CO2 që një person nxjerr çdo vit. Për ta përthithur nga atmosfera këtë sasi CO2, që çlirohet nga këto TEC-e lundruese, Shqipërisë i duhen edhe rreth 200.000 ha të tjera pyje shtesë (ose një investim prej 1 miliard euro, për të mbjellë ato pyje). Specialisti i Ekonomisë Prof. Zef Preçi midis të tjerash për TEC-et lundruese thekson: “ Ndërsa përpjekjet e elitës politike qeverisëse shqiptare për t’i dhënë një ngjyrim amerikan kësaj afere janë të turpshme dhe të neveritshme. Ato synojnë të na mbyllin gojën për një aferë, që duket së largu se është e tillë” Duket si përrallë, por është e vërtetë. Kjo mund të ndodhë në një shtet me qeveri thellësisht të korruptuar, me një drejtësi, që me mosveprimin e saj bëhet palë me qeverinë, në një vend ku banorët në tërësi po shndërrohen në një shtresë të madhe llumi njerëzor, që fatin e tyre e kanë lënë në duar të një qeverie dhe drejtësie, që i vjedh, varfëron dhe poshtëron çdo ditë.