Shpërthen Aurel Plasari: Rrjeti i Sorosit, fidanishte e Internacionales Komuniste

573
Njëri nga të tre
Një kulish i multimiliarderit George Soros, ish-mashtrues i dikurshëm amerikan Abërham a Abërhim i sponsorizuar me paratë e dallaveraxhiut ndërkombëtar, shfaqet përsëri në Shqipëri si autor libri për të na dhënë “mësime demokracie”! Vallë të ketë ndryshuar mbas kaq vitesh?! Mua ma mbajtkësh mend edhe emrin, fundja, siç ia mbaj mend edhe unë vëthin te veshi. I paskam bërë “copë” në gazetë, thotë! Pak u kam bërë, sepse kanë merituar më shumë së toku me pagatorin e tyre. Që të mos harrohen punët dhe të mjegullohen me “mësimet e demokracisë”, ja nga “Zëri i rinisë” 1993, një mundësi për të rilexuar se me ç’mashtrues të Sorosit kemi pasur të bënim në ato vite dhe se për çfarë i ka pas bërë “copë” Aurel Plasari.
Ja historia
Tre amerikanë në një fakultet
(Pa llogaritur qenin)
Sqarim për gazetat “Studenti” dhe “Zëri i rinisë” lidhur me një akt keqinformimi të përhapur prej tre qytetarësh të huaj në shtypin shqiptar. Në kohën tek ndodhesha jashtë Shqipërisë, në një veprimtari shkencore ndërkombëtare, mësova se emri im qenkësh zënë në gojë në një deklaratë tre qytetarësh të huaj të quajtur “gazetarë”. E kuptoj inferioritetin e asaj pjese shtypi shqiptar, i cili mezi pret të shumëfishojë edhe deklarata qiripupësh të përbotshëm, ndërkohë që shtypi amerikan, tradicionalisht mezi ka gjetur vend për burrat e shtetit shqiptar.
Gjithsesi, lexuesit të kësaj pjese të masmedias, që mund të ushqehet ende me iluzionin se kultura dhe arsimi i një kombi bëhen me letrën e cilësisë së tretë shitur rrugëve për 8 lekë, do të doja t’i bëja me dije se tre amerikanët në fjalë kanë dëshmuar edhe mungesën e edukatës fillestare përderisa në deklaratën e tyre nuk shprehin as mirënjohjen që u pranuan në pritje, simbas kërkesës së tyre, prej dy zëvendësdekanëve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, prej kolegut tim, Dr. Shezai Rrokaj dhe meje. Sepse unë, fjala vjen, mund të kisha parapëlqyer t’i përkushtohesha rrjepjes së ndonjë qeni të cofur, sesa t’u shkoqisja Rregulloren e Universitetit atyre të huajve, që Shqipërinë e pandehin ende për Zululand. Boll të kujtoj se tre qytetarët amerikanë i janë paraqitur Fakultetit një herë si pedagogë (prej tyre vetë: “paraqesim kërkesën tonë për t’u dhënë mësim studentëve”), një herë si studentë (prej një “zëvendësdekani” amerikan që mban të njëjtin mbiemër me të zonjushave Salivan, pra, John B. Salivan: “are students at Columbia University’s School of…”), një herë si gazetarë (prej drejtorit të një Fondacioni: “three American journalists”), së fundi si “njerëz energjikë” (prej një përfaqësuesi të FMN-së: “three energic people”) shkurt, sipas Jeromme Jeromme-it: tre amerikanë në fakultet (pa llogaritur qenin).
Nuk e di cili drejtues fakulteti, me mendtë në kokë, do të guxonte të ishte aq i papërgjegjshëm sa t’ua besonte studentët kësi “pedagogëve”! Por edhe sikur këta zotërinj të paskëshin qenë profesorë me mjekra e me përvojë anekënd universiteteve të planetit tonë, nuk besoj të jemi përdhosur deri në atë pikë sa të harrojmë se atributin e përzgjedhjes së tyre për të dhënë ose jo mësim në fakultetet e universiteteve shqiptare e kanë vetëm rektoratet dhe dekanatet përkatëse dhe as qytetarët amerikanë a marsianë qofshin, as ambasadorët apo drejtuesit e emisioneve të radiove të huaja, as përfaqësuesit e FMN-së a të cilitdo Fondacion, aq më pak ndonjë gazetar spitullaq, të cilin për vete nuk e kanë qasur te pragu i universitetit.
Nuk e di sa vetë ka në Shqipëri që mund të ngashërehen nga përfytyrime me “dëbime amerikanësh”, të cilat të përkujtuakan mjerimin e UNRRA-s! Ngase tre
amerikanët në fjalë nuk i ka ftuar as Fakulteti i Historisë e i Filologjisë, as Universiteti i Tiranës, e aq më pak Aurel Plasari, i cili për herë të parë i ndesh, atëherë këta bëjnë mirë ta kthjellojnë si duhet, se kush i dëboi. Me sa dimë, ata i ka ftuar dhe sponsorizuar një aksh Fondacion, ndaj dhe atij i takon t’i dëbojë, t’i ftojë për së dyti, t’i dëbojë përsëri e kështu me radhë. Mbasi për ne europianët, së paku qysh prej Descartes-it e këndej, në fillim duhet ta kesh futur diçka, pa ta qisësh; pra edhe duhet ta kesh pranuar dikë, pa ta dëbosh. Ah, në qoftë se tre amerikanët në fjalë (pa llogaritur qenin) kanë tjetër sistem të arsyetuari, punë e tyre! Nuk na bie neve t’u mësojmë as atyre e as qenit parimet karteziane.
Përndryshe, duke pasur një përvojë jomodeste në punët e shtypit shqiptar, personalisht nuk do t’i pranoja as për rojtarë të derës së redaksisë të sipërpërmendurit, të cilët me këtë akt keqinformimi mund ta shpallin veten edhe si rrugaçë gazetarie. Jam i detyruar të kujtoj se ndonjë gazetë, e cila brengoset kaq dhimbshëm për mospunësimin e tyre, harron të drejtën që ka për t’i marrë ajo vetë në punë, po t’i vijë për mbroth. Kjo do të ishte përnjëmend demokratike.
Me vëmendje dhe gatishmëri për sqarime të mëtejshme
Aurel Plasari
“Zëri i rinisë”, 19 nëntor 1993
Bardhyl Matraxhiu : Tre Qiripupeee….. dhe ky fondacion si rezultat qe nuk i eci largoi me gradim famëleshin, Fron Nazin dhe të tre këta vetë. Dhe më vonë Kinkel në një deklaratë zyrtare do ta akuzojë pothuajse direkt këtë fondacion “një fondacion amerikan” si organizatorë të skemave piramidale e të tjera e të tjera…
Aurel Plasari Nëse mban mend, z. Matraxhiu, mbas pak ditësh ia behu vetë zotëria e tij Soros dhe në një konferencë shtypi u shpreh “i pakënaqur” nga zv. dekani (më quante papushim: the vice-dean, the vice-dean), d.m.th. kërkonte shkarkimin tim ky qytetar i huaj bredharak i botës së batakçillëqeve, a thua se unë isha në pagë të tij! Në mbrëmje takoi presidentin e atëhershëm të Republikës dhe, me sa u kuptua, u hapën letrat e “figurave” të Fondacionit të tij në Shqipëri kështu që në mëngjes herët ndodhi befasia: Sorosi bëri deklaratën që pranonte dorëheqjen e … drejtorit të Fondacionit “Soros” në Shqipëri! Ja pra që një herë i provoi mushka drutë dhe iu tregua vendi njërit prej “specialistëve” të tij. Unë mbroja fakultetin ku shërbeja dhe institucionet e vendit tim, po këta plehra çfarë mbronin? Ja ku ende e ruajnë mllefin ndaj meje plehurinat e vogla të tyre.
Bardhyl Matraxhiu Unë Aurel mbaj mend shumë gjera AIbrahims solli një copë letër te shkruar me laps te kuq nga Fron Nazi me kërkesë për të dhënë mësim dhe kam thëne që me këtë në Amerikë a në Shqipëri nuk të fusin as te porta e një fakulteti ose kaldaist. Pastaj ekzaktësisht unë e mbaj mend shkresën e atij kancelari që thoshte “they are three energic people of the university’ d.m.th nuk sqaronte asgjë se ç’punë bëjnë a kanë pas bërë këto njerëz. Nuk e di këto dokumente duhet të jenë në dosje të fakultetit
Aurel Plasari Hëhë, i kam unë, bashkë me një letër që ia kam drejtuar ambasadorit të atëhershëm të ShBA ku e paralajmëroja që do të njoftoja Departamentin e Shtetit për ato skandale… E mbyllën në heshtje skandalin e tyre, por ruajtën mllefin që nuk ia dolën si në disa institucione të tjera që i morën nën kontroll. Kur të shkruajmë kujtimet, Bardhyl, në pleqëri
ÇËSHTJA SOROS: WHY THE DOG DIDN’T BARK ?

Nga Aurel Plasari
Do të vijë një ditë kur 28 janari 2016 do të përfshihet në historinë politike të shtetit shqiptar si datë historike: ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në Kuvendin e Shqipërisë “Rrjetin Soros”, organizatën e fshehtë të modeluar simbas praktikave të vjetra të Internacionales Komuniste si shkollë formimi – “fidanishte” – për futjen në dorë edhe në Shqipëri të pushtetit politik, atij ekonomik, madje edhe atij kulturor qysh prej vitit 1993 dhe deri më sot. Prej vitit 1993 më bie të kem qenë ndër të parët që jam ndeshur me këtë strukturë perverse tanimë famëkeqe, kur Zotëria e tij multimiliarderi superbatakçi zbriti personalisht në Shqipëri dhe më bëri nderin duke më atakuar personalisht në një konferencë shtypi ngase nuk i isha bindur organizatës së ndërtuar prej tij, madje e kisha denoncuar publikisht në shtyp veprimtarinë e saj. Fatmirësisht, ndërsa priste shkarkimin tim nga detyra, të nesërmen, – mbas një takimi në mbrëmje me Presidentin e atëhershëm të Republikës, – u detyrua të zbythej duke njoftuar për shtyp që “pranonte dorëheqjen” e drejtorit të Fondacionit të tij në Shqipëri, Fron Nahzit, të cilit z. Sali Berisha ia shpalli të vërtetën e dosjes pikërisht në këtë fjalë. Mirëpo a mjafton për opozitën shqiptare vetëm prononcimi publik parlamentar i z. Sali Berisha për “Çështjen Soros”? Afërmendsh që jo. Kam pritur disa ditë dhe po ndjek me vëmendje heshtjen e kryetarit të PD-së, po ashtu edhe heshtjet në shumës të një numri deputetësh të PD-së dhe funksionarësh të saj të zgjedhur ose të emëruar. Më qartë: po përgjoj heshtjen e tyre dhe do të dëshiroja që tanimë çdo opozitar do të duhet ta lexojë këtë heshtje, e cila flet. Për ta lexuar atë më mirë po tregoj një “sekret” nga leximet e hershme prej Sherlock Holmes-it të famshëm. 
Në tregimin “The Silver Blaze”, gjatë punës për zbulimin e një rasti kriminal, mes dedektivit zyrtar të Scotland Yard-it dhe Holmes-it privat u zhvillua ky dialog:
Dedektivi: A ka ndonjë pikë tjetër për të cilën do të donit të më tërhiqnit vëmendjen?
Holmes: Po, për incidentin e çuditshëm të qenit gjatë natës.
Dedektivi: Qeni gjatë natës nuk bëri asgjë!
Holmes: Pikërisht ky ishte incidenti i çuditshëm.
Ky fakt e nxori Sherlock Holmes-in në përfundimin që të moslehurit e qenit dëshmonte se qeni jo vetëm që e njihte mirë autorin e krimit, por autori i krimit mund të ishte njëkohësisht edhe i zoti i qenit.
Sigal