Këshilli Europian i Sindikatave të Policisë letër krerëve të BE: Policëve u duhet mbrojtje, ka mungesë të madhe pajisjesh, veçanërisht të maskave

398
Sigal

Këshilli Europian i Sindikatave të Policisë i kanë deleguar një letër krerëve të BE ku u kërkojnë pajisje mbrojtëse për shkak se ka mungesë të tyre në gjithë Europën.

Sipas letrës së CESP, dërguar Marija Pejçinoviç Buriç, Ursula von der Leyen si dhe David Sassolit konstatohet se shumë policë kanë humbur jetën pasi janë infektuar me COVID-19 gjatë kryerjes së detyrës dhe kanë qenë të papajisur.

‘CESP: sfida të reja, mundësi të reja’

Faro (Portugali), Prill, 6th, 2020

Marija Pejčinović Burić

Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Europës

Avenue de l’Europe

F-67075 Strasbourg Cedex,

France

E nderuar Sekretare e Përgjithsme e Këshillit të Europës, Znj. Marija Pejčinović Burić.

Ursula von der Leyen

Presidente Komisionit Europian

Rue de la Loi / Wetstraat 200

1049 Brussels

Belgjikë

E nderuar Presidente e Komisionit Europian, Znj. Ursula von der Leyen

David Maria Sassoli

President i Parlamentit Europian

Rue Wiertz 60

1047 Brussels

Belgium

Dear President of the European Parliament, Mr. Sassoli.

Po ju shkruaj Juve në emër të Sindikatave Policore të Këshillit të Europës (CESP), që është Lidhja Europiane e oficerëve të policisë, që përfshin sindikata policie nga hapësira Europiane.

CESP është një organizate e pavarur dhe autonome, e përkushtuar ndaj të Drejtave të Njeriut, e cila aplikon një koncept demokratik dhe modern të punës në polici. CESP është anëtare e Organizatave Jo-Qeveritare Ndërkombëtare të Këshillit të Europës (INGO) dhe ka prezencën e saj në Komisionin e të Drejtave të Njeriut. Objektivat kryesore të Keshillit tonë, janë përmirësimi i të drejtave dhe cilësia e jetës për oficerët e policisë, zhvillimi dhe harmonizimi i procedurave të punës në polici dhe në një kuadër Europian më të gjerë e më të hapur e me kompleks, në mbështetje të forcimit të zgjidhjeve të problemeve kombëtare të vendeve anëtare si dhe në pjesëmarrjen e krijimit te një Europe më të sigurt me anë të ndihmës së implementimit të Kartës Sociale Europiane të Oficerëve të Policisë/të Drejtave Statuore të Policisë Europiane.

Po ju shkruajmë në një moment dramatik, në mes të pandemisë së COVID-19, i cili ka nxjer në pah heroizmin e shumë qytetarëve të mbetur anonom si (mjekët, shërbimi sanitar, transportuesit, forcat e sigurisë, ushtarakët, zjarrëfikësit, shitësit me shumicë dhe shumë të tjerë) të cilët punojnë për të tjerët, duke dhënë më të mirën e tyre në mënyrë që ti japin fund kësaj pandemie sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo krizë ka nxjer në pah dhe një sërë problemesh që mund ti cojnë disa qeveri që të mendojnë e veprojnë si kombe të izoluara dhe jo si pjesë e unitetit të madh Europian dhe pjesë e ëndrrës për barazi dhe drejtësi.

Si oficer policie, dhe garantues të të drejtave dhe lirive të qytetarëve ne jemi shumë të shqetësuar për cështje si më poshte:

Fillimisht dhe para sëgjithash, është nevoja të kemi një mbrojtje të duhur dhe pajisje mbrojtëse adekuate për misionin që na kërkohet të bëjmë në këto momente delikate. Të garantojmë për qytetarët mbrojtjen dhe sigurinë si dhe zbatimin e masave të vecanta të cënimit të të drejtave të tyre që po zbatohen në shumë vende, në ndjekje të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e virusit ne duam të kemi paisjet e duhura mbrojtëse. Shumë raste të humbjes së jetës së oficerëve të policisë si pasojë e infektimit me COVID-19 dhe kjo si shkak gjatë kryerjes së detyrës së tyre dhe pasojat e kësaj detyre.

Ne marrim infromacion direkt nga shumë oficerë policie nga tërë Europa për mungese adekuate të pajisjeve mbrojtëse, vecanërisht maskave. (Pothuajse në tërë vendet anëtare, koleget tanë janë duke e kryer detyrën e tyre pa asnjë masë mbrojtëse dhe pa asnjë protokoll sigurie)

Çështja e dytë: Mungesa e testeve të aprovuara, në disa vende, që kërkon se kur një oficer policie ka simptoma të sëmundjes tërë grupi i tij karantinohet duke hequr kështu një numër të konsiderueshëm të tyre nga kryerja e detyrës pa e ditur nëse ata janë të infektuar ose jo. Shfaqjet asimptomatike janë një tjetër cështje e madhe me të cilën ne përballemi cdo dite.

Së fundmi, mungesa e protokolleve sociale dhe të sigurisë për policinë në lidhje me punën në terren. Mungesa e personelit zbulon se situata ku oficerët e policisë punojnë me ditë, pa ndalesë në kushte të vështira. Ne na duhen protokoll të qartë dhe të integruar në mbrojtje të atyre që mbrojnë të tjeret, pra qytetarët.

Për më tepër, cungimi i të drejtave sociale dhe impakti drastik në ekonomi mund të bëjë që disa qeveri të adoptojnë dhe implementojnë në të ardhmen masa dhe politika ekonomike që janë larg të quhen Europiane. Ne jemi shumë të shqetesuar ndaj disa fjalimeve intolerante e demagogjike. Europa ka qenë gjithmonë pluraliste dhe e ndryshme. Ne besojmë thellë se ëndrra Europiane është qasja politike e kuptimit të diversitetit tonë dhe ajo përfaqëson thesarin tonë më të vyer.Ne sinqerisht besojmë se duhen urgjentisht sinjale pro-Europiane që do të bëjnë që qytetarët ti rikthehen vizionit real të ëndrrës së Bashkimit  Europian, që të jetë vendi ku të tërë gëzojmë të njëjtat të drejta si qytetarë pa asnjë lloj diskriminimi.

Si oficer policie dhe si Europian, ne CESP ne kemi dy rregulla të shenjta: ne kujdesimi për secilin dhe ne ndajmë gjërat e mira që ne kemi me të tjerët. Ne do ta kalojmë këtë situatë.

Si Europë e Bashkuar.

Mbetem me shpresën e takimit me juve në një të ardhme të afërt,

Me sinqeritet dhe solidaritet të plotë me Juve,

Ricardo Valadas,

President i CESP