Polonia, vendi ku filloi Lufta e Dytë Botërore më 1 shtator 1939

497
Sigal

Më 17 shtator 1939, Bashkimi Sovjetik sulmon nga lindja dhe pushton një pjesë të Polonisë

 

Përgatiti Gazeta Telegraf

Pas Luftës së Parë Botërore, shtetet arabe kishin parë mundësinë për të qenë të pavarur dhe për të formuar më në fund, shtetet arabe të pavarura. Megjithatë kjo gjë nuk do lejohej nga vendet evropiane, sepse ato toka ishin të pasura me naftë, që mbas Luftës së Parë Botërore u pa si një lëndë shumë me vlerë. Marrëveshja e San Remos, do të ishte thjesht një modifikim i Marrëveshjes së Syces-Picot, e bërë pa dijeninë e SHBA duke mohuar marrëveshjen e bërë më parë të King-Crane. Me anë të kësaj marrëveshje, Francës i jepej Siria dhe Lubjana, problemet e kësaj të fundit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Konfliktet megjithatë nuk kishin të sosur dhe situata ishte dramatike gjithashtu. Ndërkohë Rusia, që ishte tërhequr nga lufta dhe pas hipjes së bolshevikëve në fuqi, kishte hapur të gjitha marrëveshjet e fshehta të regjimit të carit. Franca kërkonte shfuqizimin e plotë të Gjermanisë, ndërsa Anglia nuk donte kurrsesi që në Evropë të formohej vetëm një shtet i fortë. Ideja e Ëilsonit ishte hedhur poshtë tashmë. Perandoria Osmane gjithashtu ishte në prag të trazirave. Duke pasur dijeni të të gjithë këtij tensioni, Konferenca e Vjenës, nuk bëri asgjë tjetër, përveç se përgatiti terrenin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Shkaqet në Evropë

Ashtu si edhe Lufta e Parë Botërore, shkaqet dhe arsyet e Luftës së Dytë Botërore janë rritja e nacionalizmit dhe militarizmit. Arsye të tjera ishin edhe mos vendosja e saktë e kufijve. Më 1929 kur situata ishte akoma e tensionuar, në Gjermani dhe Itali, filluan të ngriheshin dhe të fuqizoheshin lëvizjet fashiste. Depresioni i Madh i viteve 1930 i kishte ulur moralin popullsisë gjermane, e cila për më tepër vuante edhe borxhin prej 65 miliard markave, që i ishte imponuar për dëmet e shkaktuara në Luftën e Parë dhe kur ShBA vendosi që të ndalte kredinë e saj, situata u rëndua më shumë me Francën, që kur pa që Gjermania nuk mundi të paguante as këstin e parë dhe të dytë të borxhit, pretendoi territore nga shteti gjerman.

Me të vërtetë Gjermania kishte firmosur Traktatin e Versajës, por ajo nuk e kishte pëlqyer kurrë këtë gjë, sidomos artikullin 231 që thoshte me pak fjalë që Gjermania pranonte të merrte për sipër të gjitha shpenzimet dhe humbjet e aleatëve, që ajo i kishte shkaktuar atyre kur forcat aleate përpiqeshin të mbroheshin. Besimi i përgjithshëm i popullit në Dolchstosslegende (një besim mitologjik i hershëm që në shqip do të thotë “thikë në shpinë”), si edhe Depresioni i Madh, solli në pushtet Partinë Socialiste Punëtore Gjermane (partia Naziste) me Adolf Hitlerin në krye.

Sulmi

Më 1 shtator 1939, Gjermania pushton Poloninë. Me pretekstin e rremë se Polonia “sulmoi” një pikë Gjermane në kufi, Hitleri do të hidhej në sulm kundra saj duke e pushtuar. Më 3 shtator të po atij viti, si Britania e Madhe ashtu edhe Franca, do të shpallnin luftë ndaj Gjermanisë. Shumë shpejt edhe Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re do t’i shpallnin luftë asaj gjithashtu. Francezët do të organizoheshin shumë ngadalë. Pas ofensivës në Saar, ata shumë shpejt do të hiqnin dorë dhe do të tërhiqeshin. Ndërsa Britania, e kujtuar pak vonë, nuk mundi të bënte asgjë për të ndihmuar Poloninë, që ndodhej nën sulm tashmë. Në 8 shtator, Gjermania Naziste do të arrinte në Varshavë (kryeqyteti i Polonisë), pas thyerjes së bujshme të mbrojtjes së dobët Polake.

Më 17 shtator 1939, Bashkimi Sovjetik sulmon nga lindja dhe pushton atë pjesë të Polonisë që i ishte premtuar nga marrëveshja e fshehtë me Gjermaninë. Një ditë pas kësaj ngjarjeje, si presidenti dhe kryetari i përgjithshëm i trupave të armatosur polake, do t’ia mbathnin në Rumani. Më 1 tetor, pas një muaj sulmesh mbi Varshavën, forcat armike do të shtinin në dorë kryeqytetin. Batalioni i fundit i trupave polake, do të dorëzohej më 6 tetor, edhe pse zyrtarisht, Polonia nuk iu dorëzua kurrë Gjermanisë. Trupat polake të mbetura, u tërhoqën në vendet fqinje duke shpëtuar për momentin. Këto trupa do të luftonin më vonë në Fushatën e shtatorit dhe do të jepnin një ndihmë të madhe ndaj forcave aleate për fitimin e Luftës së Dytë Botërore.

Lufta rrufe

Pas rënies së PolonisëGjermania e ndaloi hapin e saj për t’u rigrupuar gjatë dimrit të viteve 1939 dhe 1940 deri në prillin e 1940-ës. Gjatë kësaj kohe Franca dhe Britania e Madhe kishin qëndruar në gjendje mbrojtjeje. Pushtimet e mëvonshme do të zhvilloheshin shumë shpejt nga ana e gjermanëve me anë të sulmit të quajtur “Blitzkrieg” (e cilësuar si “the Phony Ëar” – “Lufta e rremë”, nga mediat e Britanisë së Madhe, sepse terreni i përdorur ishte shumë pak, ndërsa luftimet ishin shumë të shpejta). Në shqip komentohet Blitzkrieg ose “Luftë-rrufe”, por njihet gjithashtu edhe si BlitzKrieg (në të vërtetë kjo gjë është deri diku e gabuar, sepse ky term i përket gjuhës gjermane duke bërë që ndonjëherë të dalin keqkuptime).

Beteja për Atlantikun

Ndërkohë në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik, anijet luftarake gjermane dhe anijet e vogla të luftimit si edhe nëndetëset (këto të fundit të emëruara nga britanikët U-boats. Shiko figurën për detaje), do të dëmtonin rëndë Flotën e Aleatëve. Nëndetëset me sa duket ishin shumë efektive në Betejat e Atlantikut. Një e tillë do të sulmonte dhe përmbyste anijen transportuese të britanikëve HMS Courageous, ndërsa një tjetër do të fundoste luftanijen HMS Royal Oak, kur kjo e fundit qëndronte e qetë e ankoruar në portin e Scapa Floë (territor në Skoci që shërbeu si bazë detare në të dy luftërat botërore). Në katër muajt e parë të luftës, këto anije do të fundosnin të paktën 110 mjete lundruese, duke u kthyer në tmerrin e flotës së aleatëve. Eficienca më e madhe e nëndetëseve ishte kundrejt anijeve tregtare trans-atlantike. Është i diskutueshëm mendimi se eficienca e tyre në këtë luftë ishte fati dhe guximi. Më saktë do ishte të themi se ishin aftësitë luftarake ato që bënë këto anije dhe nëndetëse të korrnin sukses në beteja.

Mbas 1943, Gjermania do e kuptonte se nuk kishte shumë shpresa të fitonte në det. Aleatët do të ndërtonin anije më të shpejta se ato që u fundosën. Plani i shoqërimit të çdo anije me anije të tjera luftarake do të ulte humbjet e trupave detare. Gjithashtu lufta kundra nëndetëseve do të bëhej shumë efektive. Këtu ka një meritë edhe shpikja e radarit, që arrinte të zbulonte nëndetëset gjermane ku këto të fundit dilnin natën për t’u furnizuar me oksigjen ose për të bërë ndonjë riparim të mundshëm. Sulmi nga qielli do të ishte i befasishëm duke mos i lënë nëndetëses shumë mundësi për t’ia mbathur. Prodhimi në masë i Tipit 21 nëndetëse nuk pati shumë efektivitet përderisa lufta tashmë kishte ardhur në përfundimet e saj.

Në pjesën jugore të Atlantikut, admirali Graf Spee arriti të fundosë nëntë anije tregtare britanike. Kruiserat anglez si HMS Ajax, HMS Exeter dhe HMNZS Achilles do të angazhoheshin më vonë kundra admiralit Graf Spee, në atë që njihet me emrin Battle of the River Plate (Beteja e River Plate). Këto kruisera që i përkisnin divizionit të Zelandës së re, do të dëmtoheshin rëndë në të vërtetë, por edhe Graf Spee do të detyrohej të tërhiqej në ujërat neutrale të Uruguait, në Portin e Montevideo. Në Betejën e Atlantikut, flota gjermane nuk do të vepronte sipas rregullave të pashkruara të luftës. Robërit që arrinin të shpëtonin nga fundosja e anijeve, kapeshin dhe i dorëzoheshin Gestapo-s që zakonisht i torturonte dhe ekzekutonte. Jo në pak raste është qëlluar nga anijet luftarake, kundrejt marinarëve të pambrojtur në det. Kjo gjë do të kritikoj më vonë, pas mbarimit të luftës.

 

 

Sheshi i pazarit në Vielun

Vielun