Pollo: Shqiptarët sot shprehën protestën e tyre ndaj Ramës dhe Erdogan

221
Sigal

Ish-ministri dhe deputeti demokrat Genc Pollo, ka reaguar pas vizitës së sotme të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, e cila përkon me 554 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

Më ane të një postimi në Facebook, Pollo shkruan se reagimet e shqiptarëve në rrjetet sociale me më gjërë ishin një protestë kundër Ramës dhe ekzagjerimeve të tij me Erdoganin.

Postimi i Pollos:  

Shqiptarët e kanë përkujtuar sot më shumë se kurrë Gjergj Kastriotin. Në rrjete sociale e më gjerë.

Mendoj se shprehln indirekt protestën kundër Edi Ramës dhe kundër ekzagjerimeve të tij me presidentin e Turqisë.