Politika gjermane, kundër drejtimit autokrat në Ballkani Perëndimor

216
Sigal

DW: Koalicioni i ri që pritet të qeverisë Gjermaninë në katër vitet e ardhshme, për herë të parë përmend në tekst të gjatë vendet e Ballkanit, duke deklaruar se nuk do të tolerojë shkeljet e Lirisë së Medias dhe abuzimet me pushtetin të drejtuesve autokrat

 Për herë të parë përmenden në tekst të gjashta shtetet e rajonit

Drafti i marrëveshjes së koalicionit që pritet të qeverisë Gjermaninë në katër vitet e ardhshme përmban disa risi sa i përket Ballkanit Perëndimor. Qeveria e re pritet të jetë më e zëshme kundër autokratëve. Në marrëveshjen aktuale mbizotëron një gjuhë pozitive. “Ne e mbështesim procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës. Në këtë kuadër, forcojmë shoqërinë civile dhe mbështesim fazat e tjera të paraanëtarësimit”, thuhet në marrëveshje.

Me këtë koalicioni i ri dëshmon se e konsideron rajonin e Ballkanit Perëndimor me rëndësi strategjike dhe pjesë integrale të procesit të bashkimit të Evropës

Për herë të parë përmenden në tekst të gjashta shtetet e rajonit

Përmendja e prioriteteve për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor është gjithashtu një risi në historinë e koaliconeve gjermane. Në marrëveshejet e mëparshme, Ballkani Perëndimor, ose përmendej vetëm si rajon me perspektivë evropiane ose nuk përmendej fare. “Hapi vijues është çelja e kapitujve të parë të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet vendosur liberalizimi i vizave me Kosovën dhe të vazhdohen negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë”, thuhet në marrëveshjen e prezantuar të mërkurën pasdite në Berlin. Fakti që vendet e Ballkanit trajtohen secili më vete flet për rëndësinë që i jep koalicioni i ri këtij rajoni: “Kjo është me të vërtetë një pikë shumë e rëndësishme. Me këtë koalicioni i ri dëshmon se e konsideron rajonin e Ballkanit Perëndimor me rëndësi strategjike dhe pjesë integrale të procesit të bashkimit të Evropës.”

Në të njëjtën kohë, aktorët “e lidhur me qeverinë” nuk duhet të marrin më kaq lehtësisht mbështetje financiare

Më zëshëm kundër autokracive

Ndërsa politika e kancelares Merkel në Ballkanin Perëndimor shumë shpesh dukej se favorizonte pushtetarët autokratë, Weber dhe Deimel parashikojnë se në të ardhmen qeveria e re do të jetë më e zëshme ndaj shkeljeve të lirisë së medias, abuzimeve me pushtetin në favor të krijimit të strukturave autokratike.”Kjo vihet re edhe në paragrafë të tjerë të marrëveshjes së koalicionit, ku i jepet rëndësi sundimit të ligjit dhe paqes, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, thotë Deimel për DW. Deimel e quan politikën e deritanishme të kancelares Merkel në rajon, sidomos kundrejt Serbisë, si “mbrojtëse të stabilokracisë”. Deimel  shpreson që tani do të marrë fund koha e fotografive miqësore me pushtetarët autokratë dhe se qeveria e ardhshme do t’i japë shumë më tepër mbështetje shoqërisë civile: “Shoqëria civile, sindikatat dhe kisha përmenden në mënyrë eksplicite. Fondacionet politike gjermane aktive në rajon janë duke u forcuar, ato janë një forum i rëndësishëm për shoqërinë civile dhe dialogun partiako-politik midis Gjermanisë dhe vendeve të rajonit. Në të njëjtën kohë, aktorët “e lidhur me qeverinë” nuk duhet të marrin më kaq lehtësisht mbështetje financiare, ndër të tjera, kjo vlen për institucione dhe njerëz që janë të përfshirë në kapjen e shtetit”, argumenton analistja. Një risi në këtë marrëveshje është zotimi për të ruajtur integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës.  Duhet patjetër një ristartim i dialogut Serbi-Kosovë.