Vasili: Karantina politike e Ramës shkatërroi qytetarët ekonomikisht e psikologjikisht

359
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një video-mesazh në llogarinë e tij në facebook shprehet se Shqipëria ndodhet në një karantinë politike dhe jo në një kufizim lëvizjesh që lidhet me një trajtim shkencor të pandemisë.

Vasili shprehet se qëndrimi i qeverisë dhe i Edi Ramës personalisht ndaj Covid-19 është tërësisht aprofesional.

“Qëndrimi i kryeministrit është orientuar nga interesi politik i ditës dhe absolutisht fare nga pandemia. Ju e dini, se OBSH ka kërkuar testim, testim, testim të gjerë. Edi Rama refuzoi publikisht, dhe tha se nuk ka nevojë fare për strategji të tillë, por do ndjekim strategji të ngjashme me atë të Zvicrës, e cila teston njerëzit mbi 65 vjec e kjo është tha ai, strategjia më e mirë për ne”,- shprehet Vasili.

Petrit Vasili thekson se Edi Rama ka bërë të kundërtën e asaj që do shkenca, kurse ka shtuar se masat kanë qenë represive, duke dëmtuar qytetarin shqiptar ekonomikisht dhe psikologjikisht. “Koha nuk i dha të drejtë në asgjë, situata u bë krejtësisht kaotike. Rama mbajti qëndrim aprofesional, duke bërë të kundërtën e OBSH-së. Të gjitha organizatat ndërkombëtare kanë këmbëngulur për përdorim masiv të maskave”, tha Vasili.

Në videon e mëposhte Vasili sqaron se përse Shqipëria po vepron kundër asaj çfarë kërkon Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Video  e plotë:

Karantina politike

Karantina Politike e Pandemise- Inkuizicion antishkence dhe antishendet!(VIDEO).

Gepostet von Petrit Vasili am Sonntag, 26. April 2020