Damian Gjiknuri: Vetingu proces mbi palët, besoj në reflektimin pozitiv të opozitës për ndryshimet e Kushtetutës

152
Sigal

Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, ka thënë se nuk do të ketë një marrëveshje të re politike me opozitën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e organeve të vettingut. Ai tha se procesi është mbi palët dhe se shpreson se opozita do të reflektojë dhe do të votojë zgjatjen e vettingut. Ndërkohë që po diskutohen amendamentet kushtetuese të depozituara nga PD, lidhur me vettingun në politikë. Kjo gjithshtu vjen pas deklaratës së Krajës, i cili nënvizoi se vettingun nuk mund ta bëjë SPAK.