Mbledhja e dy qeverive, Kurti: Të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë

138
Sigal

Të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë, kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët të qeverive, me atë të Shqipërisë që po mbahet në Elbasan.

Kurti e nisi fjalën duke kujtuar tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit që sot mbushen dy vite, teksa theksoi se dhimbja është edhe e Kosovës. Kryeministri shprehu ndjesinë e veçantë që ka sa herë që viziton Shqipërinë.

“Sa herë vij në Shqipëri ka një ndjesi të veçantë. Nikollë Nikprelaj thoshte se jemi me dy degë lisi, packa se me du dialekte që sa vjen dhe po njësohen. Tani çfarëdo që po them po analizohet dhe studiohet mirë se ku desha të dal dhe çfarë mesazhi po dërgoj.

Ajo që ndjej sidomos në Kosovë duke valuar flamurin kombëtar është se ka një lloj ndryshe një lloj represioni të shkaktuar nga trauma e ndërrimit të befasishëm të simboleve. Kjo dot mbetet një temë e dhe më që nuk është edhe politikisht korrekte të diskutohet për të.

Të thuash se jemi të lumtur që jemi komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se jemi të lumtur q kemi dy shtete se kështu jemi më të fortë që është sa tepri.

Le të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë. Sa më i mirë i ndërtuar horizonti i marrëdhnieve tona. Integrimi ynë mes shteteve tona ësgtë edhe strategjik por edhe parimit. Progresi në numër i marrëveshjeve duhet të shoqërohet në cilësinë e marrëdhënieve të tyre,” tha ai.