Pena/ Prof. Alqi Naqellari: Prof. Ksenofon Kristafi me librin “Kontribute në shkencë dhe diplomaci”

321
Sigal

Universiteti Mesdhetar promovon librin me titull “KONTRIBUTE NË SHKENCË DHE DIPLOMACINË SHQIPTARE” i Prof.Ksenofon Krisafi

                                    Alqi NAQELLARI

Në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë u promovua Libri me botues UMSH PRESS, me titull “KONTRIBUTE NË SHKENCË DHE DIPLOMACINË SHQIPTARE” i Prof. Ksenofon Krisafi. Zakonisht jemi mësuar të promovojmë libra të natyrës së monografive, libra shkencorë, romane, novela, poezi etj, por nuk jemi mësuar të promovojmë libra me përmbledhje të Parathënieve dhe Recensioneve. Duke lexuar këtë libër kupton se cili është autori Profesor Ksenofon Krisafi, pa e lexuar CV e tij! Cili është roli dhe rëndësia e punës së tij në fushën e shkencave juridike, historike, filosofike dhe politike! Krisafi është personi që ktheu Ligjin për detin me Greqinë, Krisafi është personi që ka marrë pjesë në përcaktimin e kufirit të ujrave me Italinë, që ka marrë pjesë në tratativat për kthimin e arit në Shqipëri etj. Këto kontribute që do mbeten si vlera unike të këtij personaliteti.

Libri nuk është monografi e zakonshme apo tekst universitar që të ketë tituj, kapituj, konkluzione dhe rekomandime. Ai është një libër i veçantë, jashtë skemave klishe dhe standarteve akademike. Është një përmbledhje e recensioneve dhe hyrjeve të përmbi 24 monografive, si i tillë ka të veçantat e tij.

1.Hyrjet dhe recenzancat nuk vlerësohen si kontribut në fushën shkencore. Vlerësohen si të tilla vetëm artikujt shkencor të botuar në revista shkencore ose në konferenca kombëtare ose ndërkombëtare. Recensat dhe hyrjet e librave ose parathëniet e tyre pavarësisht se janë pasqyra e librit nuk njihen ose nuk vlerësohen fare.

  1. Çfarë do të thotë të shkruash një hyrje ose të bësh një recensë? Të shkruash një hyrje apo të bësh një recensë do të thotë të lexosh me kujdes librin e autorit dhe:

-Minimalisht të kesh njohuri në fushën e problemeve që trajton monografia ose teksti mësimor. –

  1. Libri në fund nuk ka Konkluzione e Rekomandime, ashtu si kanë përgjithësisht librat monografikë, që trajtojnë një problem apo një çështje të veçantë. Konkluzionet dhe rekomandimet janë dhënë në analizën që autori ju ka bërë gjatë shtjellimit të problemeve. Çdo shkrim, në këtë përmbledhje nuk ngjan me shkrimin apo analizën pasardhëse. Titujt përcaktojnë se çfarë do lexosh në vijim.
  2. Të shkruash Recensione dhe Parathënie të natyrës së librit duhet:

-Të kesh njohurinë disa fusha, të jesh enciklopedik, me njohuri në shumë fusha, gjë që nuk i mungon Profesor Ksenofon Krisafit.

  1. Profesor Krisafi nuk vjen thjesht nga bota akademike, pavarësisht se ka qenë Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin e Tiranës, Universitetit Europian të Tiranës dhe së fundi në Universitetin Mesdhetar. Ai është aktor dhe faktor i ngjarjeve të mëdha të historisë së Shqipërisë..
  2. Prof Krisafi ka marrë pjesë në ngjarje të lidhura me historinë e Shqipërisë. Ai është, siç e theksuam edhe më lart, një nga aktorët kryesorë që ndikoi për anullimin e Vendimit të Qeverisë për lëshimin ndaj pretendimeve të qeverisë greke për zgjerimin e kufirit detar nga 6 në 12 km. Do të mjaftonte vetëm ky kontribut që të mbetesh në Historinë e Shqipërisë.
  3. Prof Krisafi është një njeri human. Ai ka shkruar pa kurfarë interesi. Ka shkruar për persolalitete të spikatur në fushën e historisë, albanologjisë, ekonomisë, jurisprudencës, politikës së jashtme etj.

Ka shkruar për Prof. Arben Puto për: Pavarësinë e Shqipërisë dhe diplomacinë e fuqive të mëdha”,  për Prof. Luan Omarin “Çështja e pakicave kombëtare dhe Shqipëria”, Nasho Jorgaqin për “Në labirinthet e universit të Nolit”. Ka shkruar për Moikom Zeqon, Prof. Pëllumb Xhufin, etj. Ka shkruar në fushën e ekonomisë, ka bërë vlerësime për librin “Paraja, Banka dhe Shoqëria” të Profesorëve Anastas Angjeli dhe Aristotel Pano, ka shkruar për Hayekun, “Frederik Hayek, shkolla austriake e ekonomisë dhe liberalizmi “par exelence” të Prof. Adrian Civicit etj. Ka shkruar për Pëllumb Kullën, për Shaqir Vukajn, Blerim Rekën, Alfred Papuçiun, për At Valentinin etj, etj. Gjithsej në libër janë përfshirë 24 parathënie e recensione që do të thotë të lexosh mijra faqe libra në fusha të ndryshme. Përgjegjësia e të shkruarit është e lartë, sepse shkruan për personalitete të shquar, të vdekur dhe të gjallë. Pra libri është një vëllim enciklopedik i Profesor Ksenofon Krisafi, për të cilin duhet të flasin dhe ta studiojnë shkencëtarët e rinj.

  1. Ka shkruar në shumë fusha, në jurisprudencë, në të drejtën ndërkombëtare, për të drejtat e njeriut, për historinë e Shqipërisë, ashtu siç ka shkruar edhe për ekonominë. Prof Krisafi ka treguar se është një person multidimensional. Ai njeh mirë historinë e Ballkanit, të Shqipërisë e të Europës, historinë e botës. Ai njeh mirë historinë e Kosovës të drejtat e të cilës i ka mbrojtur me fanatizëm, në punën e tij si diplomat.
  2. Profesor Krisafi ka qënë përfaqësues i Republikës së Shqipërisë në Organizmat më prestigjoze të botës, ka qene ballë për ballë me Ministra të Jashtëm të vendeve më të fuqishme Europiane dhe të Botës, nga Lindja në Perëndim duke mbrojtutr interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës. Në punën e tij si diplomat ka treguar integritet dhe personalitet.
  3. Gjuha e përdour në hartimin e materialeve është e thjeshtë, e pangarkuar me fjalë të huaja apo me shprehje teknike, në këtë mënyrë libri mund të lexohet lehtësisht nga kushdo.

Libri është pjesë e CV-së enciklopedike të Profesor Ksenofon Krisafit, një shembull për shkencëtarët e rinj që të mësojnë nga eksperienca e këtij personaliteti të diplomacisë, politikës dhe jurisprudencës shqiptare.

Në këtë promovim morën pjesë dhjetra pedagogë e studentë, morën pjesë personalitete të fushave të ndryshme si Profesor Fatos Tarifa, Profesor Paskal Milo, Profesor Adrian Civici. Promovimin e menaxhoi themeluesi i Universitetit Mesdhetar Profesor Anastas Angjeli.