Paparaci/ “BERTI KOT PO HAP PANIK  “

259
Sigal

Xhaxho Plako

 

Mora vesh që protestoje

për rritjen e shportës .

Të mirën larg e kërkoje:

e ke para portës.

 

Kishe dalë nëpër Tiranë,

përbri qeverisë .

Protestoje fortë më thanë ,

prijës i vegjëlisë .

Ç’kërkon pse bredh me gojë hapur:

pse përhap panik?

“Sorosjanët” të kanë kapur,

të kanë yshtur frik .

 

Ç’të duhet nafta e gazi?

Për buk s’çirret burri.

Ç’pate të hëngri marazi,

do hamë kulaç gruri .

 

Le të rritet diezeli.

Ç’i do mbeturinat ?

Suma në timon të ngeli.

Do shesim makinat.

Do shesim makinat lirë.

Është zgjidhja e par .

Kemi varjant më të mirë:

do blejmë gomarë .

 

Gomarin prodhoi zoti.

Dikur, flas për lashtësi .

S’është i varur nga autoboti,

do veç një krahë kashtë.

 

Një krahë kashtë dhe një samara:

rrasja mbi kurri .

Është novacion i paparë,

nuk do as servis.

Për të ngrënë do hamë barishte:

lakra dhe spinaq .

Të vësh dhjamë poshtë ndënë kërbishte,

se ngele ngordhalaq .

 

Ngele në protestë përdit .

Rrethuar nga dërrudha

Të nxjerr vëllai në dritë .

bashkë do hamë kërpudha .

 

Duheshin rritur ca çmime,

të na trohisë lima .

Nuk e bën për përfitime,

po do mbrojtur klima .

Është hapur vrimë e ozonit.

Është ç’bjelluar fare.

Në protestë s’kuptoj çkërkonit:

të ftohur në tajare .

 

Mbyll gojën protestat leri .

Mos më bëj cicmica .

Kam ofertë të hëngërrt dheri,

kërpudha mbi pica .

 

Ti kthehemi misërnikut.

Rilindjen mos shani .

O ju pengjet e panikut:

të rrojë “Gjeorgjani” .

 

Të flas si vëlla pa hile.

Po proteston kot .

Mos më quash rilindas skile.

Më kupto drejt so .

 

Ty të është lëmuar truri,

Unë e kam me rrudha.

Jo nuk friket kështu burri,

bashkë do hamë kërpudha .

 

Bëhu atdhetarë me punë.

Është e gjatë udha.

Mendo çfarë të ofroj unë,

pica me kërpudha .