Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Të shijojmë Apologjeun e dashurisë

674
Sigal

TË SHIJOJMË APOGJEUN E DASHURISË

Brenda qenies sonë,

një lumë rrjedh nxituar,

herë gjarpëron qetuar,

herë egërsuar,

unë e ti notojmë rrjedhës,

të dashuruar, qetësojmë me afsh dallgën e trazuar.

 

Është betejë e ashpër të qetësosh një lumë,

por ne duhemi dhe s’dorëzohemi kurrë,

tretemi valëve,kur çmenduria na mund,

pijmë apogjeun e kënaqësisë,me fund.

 

Brenda qenies sonë,

një lumë rrjedh nxituar,

një bulëz uji duam,shtratit të bekuar,

të lidhemi nxehtësisht,

me orgazmën e dyzuar,

teksa ndizet qeliza siluruese,që duam.

 

Më shumë se ty,

askush s’më ka lumturuar, më shumë se ty,

askush s’më ka ledhatuar, kaq bukur sa ty ,

askush s’më ka thënë:të dua !

I falem nënës tënde,që të lindi për mua.

Të lindi rrjedhës ,ku gjarpëronte dashuria,

me eliksirin e ngrohtë,të të shuhej uria,

se limfa e saj,isha unë,

lindur nga Shën Maria,

krijesa më e përsosur,që bëri Perëndia.

 

Brenda qenies sonë,

një lumë rrjedh nxituar,

herë gjarpëron qetuar ,

herë egërsuar ,

mund të na çojë në ferr a parajsën e amëshuar,

kudo që të na shpjerë,

ti do jesh me mua.

 

Brenda qenies sonë ,

një lumë rrjedh nxituar,

herë gjarpëron qetuar ,

herë egërsuar,

të përkohshëm jemi në këtë rrjedhë të trazuar,

pa shijuar apogjeun e dashurisë,apokalipsin s’e duam.


E HUMBA ATË PJESË TË SHPIRTIT TIM…

Ku je nëna ime,që more me vete mëkatet e mia,

Kur netëve të vona kthehesha e s’të shihja në fytyrë,

Derën si djalë i prapë ta përplasja mes ulërimash,

Kurse ti me atë butësinë më thoshe,erdhe biri im ?…

 

Qepallë rënduar pas xhamave më prisje në të aguar,

Mbi atë poltron të vjetër që kërciste këmbëzat,i zymtë,

Shokët më thoshin,hej mik,nëna jote qënka akoma zgjuar,

Ti buzëqeshje përmes xhamit,kurse unë s’ti hidhja sytë.

 

Më digjet xhani,për sytë që treteshin ligështuar,

Për lotët e hidhur,që t’i mbolla unë,

biri yt shpirtlig,

Kur flisja me gjuhën e drogës dhe mendje turbulluar,

Kurse ti me lot në sy më thoshe,lëre drogën biri im !…

 

Peng më mbeti ajo natë,mbi pëlhurë errësuar,

Një telefonatë më ndërpreu,teksa dehesha për qejfin tim,

Vëlla,qante motra,nëna vdiq,me emrin tënd hidhëruar,

Nuk mbaj mend si e kam bërë rrugën e errët, shkretim.

 

Se di,pse u stepa para trupit të saj zbukuruar,

Vallë kjo ishte nëna ime,që e bëra të vuante kaq shumë,

Paskam kaluar jetën në mugëtira të harruara,

Dhe fytyrën e saj ëngjëllore s’e mbaja mend qëkur.

 

Asnjeherë s’ia kisha parë kaq pranë flokët e bardha,

As dorën e plakur që mban akoma të vjetrën fotografi,

Atë kujtim të bukur,që ma turbulloj mendjen fare

Dhe me turp u mbulua cdo skutë e shpirtit tim.

 

Në vorbullën e drogës ,gjithçka kisha harruar,

Sytë e saj jeshilë,që s’do kem më fat t’i shoh,

Dhe zërin përkëdhelës,që më fliste aq ëmbëlsuar,

Kur kokulur kthehesha i droguar natën vonë…

 

Qaj zemra ime me dënesa ,sa të duash,

Ajo që më donte aq shumë ,dheu do ta tretë,

Askush atë derë s’do ma hapë e buzëqeshë mua,

Askush nuk do ma thotë fjalën e saj të shenjtë.

E humba atë pjesë të shpirtit ,që kujdesej për mua,

Dhe zjarrin e prehrit që më ngrohte,kur kisha ftohtë,

S’ia gëzova asnjëherë nënës atë zemër të pikëlluar,

Dashurinë që më fali ajo,s’do e gjej askund në botë…