Dhjetra ton ushqime të skaduara u shitën, AKU heshti

342
Sigal

Dhjetëra ton ushqime të skaduara shiten në tregjet shqiptare, AKU i dinte, por nuk reagonte

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar në raportin e fundit se në tregjet shqiptare janë shitur ushqime jashtë standardeve për qytetarët, për të cilat Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka qenë në dijeni por nuk ka vepruar. Në raportin e publikuar së fundmi, bëhet fjalë për inspektime të kryera e konstatuara për periudhën nga data 01 janar 2018 deri më datë 31 dhjetor 2020.Nga gjetjet e raportit, konkretisht në faqen 7 pika 9, rezulton se është bërë bllokimi i produkteve ushqimore të ndryshme dhe linjës së prodhimit, ku është konstatuar se në 35 raste nuk dokumentohet me shenjat dalluese dhe më pas administrimi i tyre për produktet:

-27,890 kg mish, i ndryshëm;

-20,000 kg djath për praninë e vajit të palmës, për të cilin ka patur ankesë nga konsumator;

-20,525 kg yndyrë vegjetale, e shitur në treg si gjalp, për të cilën është lënë detyrë e tërheqjes nga tregu, por që nuk administrohet informacion se çfarë është bërë me këtë sasi;

-9,132 kg produkte të ndryshme (mocarela, briosh, djathra, etj);

-4,242 litra vaj të cilat janë shitur, ndërkohë që analizat laboratorike të këtij vaji, të kryera më pas, kanë dalë jashtë standardit, dhe ky vaj nuk u tërhoq nga tregu;

-587 kg yndyrë vegjetale e cila ishte shitur në treg si gjalp;

-516 copë pasta C si dhe

-3 raste të bllokimit të aktivitetit/linjës së prodhimit.

Ligji parashikon që ky produkt ushqimor duhet hequr nga tregu, bllokuar dhe asgjësuar, dhe jo të rietiketohet. Por kur subjekti nuk ka sistemin e gjurmueshmërisë për këtë produkt, nuk mundet të bëjë as tërheqjen e tij nga tregu, pasi nuk e di se ku e ka shitur këtë sasi.

Sipas të dhënave të raportit vërtetohet se kemi të bëjmë me një ushqim të pasigurt, referuar shkeljeve mbi kushtet e ruajtjes, informacionin dhe certifikatën e analizës. Në këto kushte, ushqimet e evidentuara si problematike, duhet të bllokoheshin, të merreshin në administrim nga inspektorët, të ruheshin në ambjentet e institucionit, e më pas të asgjesohen brenda një afati të caktuar.Po ashtu konstatohet se gjoba e vendosur nuk është arkëtuar ende, dhe ankimi i bërë nga subjekti më datë 25.06.2019, nuk  është shqyrtuar nga komisioni i ngritur në Ministrinë e Bujqësisë.Sipas KLSH-së me këto sjellje, nga inspektori deri tek Ministria, është krijuar efekt negativ financiar në buxhetin e shtetit me vlerë 5,200,000 lekë.Referuar këtyre konstatimeve, në raport nënvizohet se grupi i auditimit i KLSH, pas shqyrtimit të veprimeve dhe mosveprimeve të inspektorëve, ka arritur në konkluzionin se subjekti është favorizuar në këtë drejtim, nuk është garantuar siguria dhe cilësia e ushqimit, si dhe nuk janë mbrojtur interesat e konsumatorit.Mësohet se për shkeljet e mësipërme, të cilat cënojnë rëndë sigurinë ushqimore, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar për ndjekje penale, ish-drejtorin e AKU Tiranë, Sefer Sefa.