Politika e grabitqarëve, zullumqarëve dhe hileqarëve

258
Sigal

Agim Jazaj

Politika shqiptare, qeverisëse ka shthurur, degraduar shoqërinë shqiptare, për të siguruara e garantuar pushtetin e pushtimit absolut. Tri kolonat e shtetit, të prekshme nga çdokush, janë në pika ulëritëse: Rendi, Arsimi dhe Shëndetësia!

 Politika shqiptare e 3 dekadave, të tranzicionit, nuk ka synuar dhe nuk ka demonstruar misionin e vet primar, themelor: Të ngrejë shtetin e shqiptarëve, por ka instaluar shtetin e oligarkëve, deri sa të ruajë me ushtarë të Gardës së Republikës, gjithë abuzivistët, pronat e pushtuesve të pushtetit, si në asnjë vend të botës, ku synojmë të shkojmë dhe ne shqiptarët, me kokë e këmbë të pista!

Ka një dallim esencial midis: pasunarëve me pushtet dhe pasunarëve pa pushtet. Kuvendonim edhe dje me të haberosurin Qereme Bejtaj, qytetar i Vlorës, qoftë dhe  me marrëzitë e tyre, duke abuzuar mbi veten dhe mos abuzuar me pushtetin.

Pasunarët me pushtet kanë grabitur: gjakun, trupin, bukën, vatrën, të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve dhe ndaj këtij abuzimi qytetarët, nuk duhet t’i lënë këta abuzues as të dalin jashtë rrugëve, por t’i godasin me baltë, gur e t’i ngjyejnë me bajga nga koka tek këmbët: të mos i qasin në derë, as të futen në lokale, t’u venë në ballë vulën. Poshtë derës t’u venë zjarrmin, të mos u lënë as vend varri, edhe në varr t’i ndjekin mëkatet. Të nxënë mënd pasardhësit e pushtetit: të rritet përgjegjësia dhe koshienca qytetare!… Politika shqiptare, qeverisëse ka shthurur, degraduar shoqërinë shqiptare, për të siguruara e garantuar pushtetin e pushtimit absolut. Tri kolonat e shtetit, të prekshme nga çdokush, janë në pika ulëritëse: Rendi, Arsimi dhe Shëndetsia! Në gjithë lëvizjet demografike- kaotike dhe në harkun e 3 dekadave të tranzicionit të pafund; shoqëria jonë është ndeshur dhe e shokuar me; mosnjohjen, mos respektimin, deri dhe me injorimin e normave elementare, mosnjohjen, braktisjen e tri shprehjeve të shenjta dhe të shtrenjta të njerëzimit, qytetrimit: “Të lutem! Më fal! Të faleminderit!”! Njerëz të “etur” duan të mbarojnë punën e tyre, duke prekur të drejtën e tjetrit, pa përfillur shqetësimin dhe të drejtën e atij përballë. Shohim nëpër rrugë fëmijë, që se mbyllin synë në drekë, me automatik, maliher të gjatë në sup, me kapsolle e ndezësa në duar, duke terrorizuar kalimtarët, po dhe prindër të tyre për dore, duke u ngazëllyer me lodrat dhe pasionin e fëmijës! Fare pak, apo aspak nuk na zënë sytë, fëmijë me libër, lodra muzikore, violinë a kitarë! Me këto rregulla të pa shkruara, janë mësuar emigrantët tanë në gjithë botën, i aplikojnë dhe kërkojnë edhe në vendin e tyre, të cilat fare pak njihen dhe nga fare pak zbatohen. Dhe kur nuk i njeh e nuk i zbaton shoqëria, është mision i politikës, qeverisë të krijojë mendësinë e re, të munguar: të edukojë dhe detyrojë me aksiomën e domosdoshme, rregullimin e anës ligjore, dhe në këtë fushë, për edukimin dhe emancipimin e shoqërisë, me ligje dhe rregulla! Me këto rregulla elementare dhe të domosdoshme për edukimin dhe qytetërimin, duhet bërë të njohura dhe të pajiset e gjithë shoqëria, nëpërmjet mjeteve informuese, të përfshira edhe në programet mësimore: qysh nga kopshtet, shkollat, por edhe më flet-palosjet, derë më derë e dorë më dorë tek qytetarët, madje duke i sanksionuar edhe aktet ligjore. Qysh nga neni 1: Ndalohet bërtitja në rrugët qytetëse, pështytja e hedhja e letrave, e cigares në tokë etj! Kur shohim skena të ditës- tronditëse, kujevënëse: Dy mësuese duke u kacafytur me njera- tjetrën, në lokal, madje sjellin në këtë kacafytje edhe “detashmentet” e tyre në përleshjen e ditës!…  Mjaft opinione qytetare shprehen të habitur: “A mund të edukojnë, apo shthurin këto modele mësuesie?  “Vetëm mësuese nuk mund të quhen”- u shprehën shumë bashkëbisedues edhe me Alo Bashkimin e ditës për t’u zgjuar!… Nëse do të marrësh në telefon,- thosh një emigrant i ardhur nga Italia, përballë ndesh policinë, për thyerje të qetësisë nga një qytetar i krisur, apo të luajnë fëmijët në rrugë, në orar pushimi- thyerësit e qetësisë do të përballen me ligjin dhe prindërit për fëmijët, në ndalim nga organet e rendit, deri në gjobë. Atje është e ndaluar me ligj pirja e duhanit, poshtë pallatit, i cili dëmton njërëzit në të, lart! Aty ku nuk njihen dhe nuk zbatohen rregullat e pa shkruara, edukative- shteti i zgjedhur nga shtetasit duhet të imponojnë me rregulla të shkruara dhe forcën e ligjit, për të edukuar shoqërinë, për të krijuar qetësinë, rregulluar me kod jetën e komunitetit, të fus edukatën e detyrueshme, qytetare, duke rritur kështu edhe mirëkuptimin dhe bashkëjetesën. Shteti duke mos funksionuar deri në qelizën bazë e më dhimbshëm, duke shthurur deri në qelizë edukatën qytetare, është i përballur edhe me këtë detyrim njerëzor, ligjor dhe qytetar!  Politikë – shthurja ka (shkatërruar) shkaktuar edhe Shoqëri- Shthurjen, me modelin, përfaqësimin- plagë që rrjedh përditë…Shoqëria shqiptare, ndoshta ishte e varfër, e shtypur, po nuk ishte e shthurur, e degraduar? Sot është e përballuar edhe me injorancën dhe arrogancën e Politikë- Shthurjes…  E ç’mund të presësh nga një politikë, shthurëse e inkriminuar, e cila zgjedh me “epruvetë”, u vë syrin Lider-Kalanderi, qysh në poltronet bazike të qeverisjes e deri në tempull; të inkriminuar e kriminalizuar, me raste të shthuruar, me tufën e kryebashkiakëve; monstra me rekorde kriminale?!