“Po shpopullohet fshati”, Petrit Vasili: Mungesa e subvencioneve ka dëmtuar bujqësinë dhe blegtorinë

29
Sigal

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën në të cilën ndodhen sot fermerët shqiptarë.

Ai thekson se qeveria Rama iu jep subvencione qesharake fermerëve. Sipas tij, mungesa e subvencioneve ka dëmtuar bujqesine, ka goditur shume rende blegtorine dhe ka shkaktuar shpopullimin masiv te fshatit dhe mbetjes se tokes pa punuar.

Postimi i Vasilit:

Qeveria Meloni rriti 60% subvencionet per fermeret, ndersa qeveria e Rames vjedh dhe ato pak qe jepen.

Pas protestave te fermereve fondet per subvencionet ne bujqesi qeveria Meloni rriti dje ne Itali nga 5 miliard ne 8 miliard euro ose thene ndryshe rriten 60%.

Mendoni gjendjen e mjeruar dhe subvencionet qesharake qe qeveria e Edi Rames dhe rilindjes jep ne Shqiperi.

Subvencionet ne Shqiperi jane shume me te ulta se Maqedonia, Kosova dhe pafolur per Serbine etj.

Mungesa e subvencioneve ka demtuar bujqesine, ka goditur shume rende blegtorine dhe ka shkaktuar shpopullimin masiv te fshatit dhe mbetjes se tokes pa punuar.
Miliarda euro i gllaberin korrupsioni me inceneratore,koncesione e tendera ndersa fermereve nuk ju jepet asgje.

Edhe ato pak fonde, qe jepen por edhe ato nga Evropa sic ishte rasti i fondeve te IPARD u vodhen nga qeveria dhe patronazhistet e klientet e saj. Faktet flasin vete, faktet jane kokeforte, cdo dite e kesaj qevetie ne pushtet eshte dite e zeze per fshatin.