Plas në parlamentin italian, deputeti: Me marrëveshjen për refugjatët po paguani fushatën e PS në Shqipëri

35
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Matteo Mauri, pjesë e opozitës italiane e ka cilësuar marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët si pakt që po ndihmon vetëm fushatën elektorale të ardhshme të PS shqiptare. Në një replikë në parlamentin italian pasi ministri i Jashtëm Italian, Antonio Tajani ka komunikuar para deputetëve italianë përmbajtjen e marrëveshjes për emigrantët, Mauri tha se në këtë akt ka vetëm një përfitues, qeveria shqiptare. “Këtu ka vetëm një subjekt që po përfiton: qeveria shqiptare. Nëse ju keni vendosur t’i paguani fushatën elektorale të Partisë Socialiste Shqiptare, atëherë ju lumtë. Shoh që keni vlerësime edhe për Partinë Socialiste Evropiane. Unë kujdesem për interesat e italianëve dhe në respekt të të drejtave të personave e të rregullave ndërkombëtare, sepse demokracia përbëhet nga rregullat”, -u shpreh deputeti italian.