Petrit Vasili: Vazhdon vandalizmi rilindas kundër specializantëve të mjekësisë!!

173
Sigal

Kur batakçillëku dhe injoranca bëhen bashkë lindin vendime dhe veprime mostra si ky i ndërprerjes së kontratave të mjekëve, që bëjnë specializimin afatgjatë në mjeksi.

Sot sërish është çuar një e-mail njoftimi ku hajvanët e rilindjes insistojnë në vendimin e tyre për ndërprerjen e kontratave.

Bazuar mbi moton idiote, që kur marrin një vendim qoftë edhe marrëzi rilindja nuk duhet të kthehet prapa vazhdojnë me këtë turp.

Spital universitar qendror pa specializantë nuk ka askund në Europë.

Specializantët janë një forcë e kualifikuar teknike dhe shkencore me rëndësi për përditshmërinë e funksionimit të spitaleve.

Specializantët janë mundësia e vetme që mjeksia të vazhdoje edhe në ardhmen si garancia e zëvendësimit të brezave të mjekëve.

Specializantët punojnë dhe bile punojnë aq shumë edhe më tepër se sa pagesa që u jepnin.

Pagesa e tyre është bërë me kontratë ashtu sic është bërë për vite e vite me radhë në qeveri nga më të ndryshmet dhe ka qënë një pagesë plotësisht e merituar më punë.

Ndaj rilindas, që keni para plot për koncesione hajdute hiqni duart nga pagesa e specializantëve dhe vazhdoni me korrektesë zbatimin e kontratës me ta.

Rilindas ju që u çatë duke bërë elegji hipokrite e këngë e valle për heroizmin dhe madhështinë e mjekëve mos harroni që edhe specializantët mjekë janë, edhe shumë të mirë bile.

Rilindas nëse i keni bërë paratë rrush e kumbulla duke blerë vota gjejini paratë ku të doni dhe paguani specializantët.

Ja Dokumenti më poshtë dërguar sot në 22 qershor.