Çmenduri në Dhërmi! Një kafe dhe një shishe ujë kushtojnë 7 mijë lekë, ja fatura e kripur (FOTO)

220
Sigal

Çmenduria e çmimeve të kripura në jug, sidomos gjatë sezonit turistik, është një fenomen i njohur për shqiptarët.

Një faturë që po qarkullon në rrjet tregon se një makiato në një lokal në Dhërmi kushton 3 mijë lekë të vjetra, ndërsa një shishe ujë 4 mijë lekë të vjetra.

Çmime të tilla janë jashtë çdo logjike njerëzore dhe ekonomike dhe të papërballueshme për shqiptarët.

Rritja e çmendur e çmimeve, shpesh edhe nga lokale pa asnjë lloj kushti, ka krijuar një lloj zhgënjimi tek shqiptarët, të cilët kanë filluar t’i drejtojnë sytë nga vendet fqinje për t’i kaluar pushimet.

Epo sigurisht, nëse të zhvatin, sakrifica për “turizmin patriotik” nuk ia vlen.

Çmenduri në Dhërmi! Një kafe dhe një shishe ujë