Petrit Vasili : Rama me program të qartë për Ndraghetën dhe vetëm kusi e tepsi për qytetarët!

141
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se programi i vetëm i kryeministrit Edi Rama është për oligarkët dhe për mafien. Ndërsa për qytetarët ka vetëm tepsi dhe kusi.

“Rama ka program të qartë se si të gënjejë shqiptaret me trasta vaksinash kur as nuk rimburson dhjetëra mijëra të sëmurë të infektuar me Covid. Ka program të qartë se si të fshehë vdekjet nga Covid duke bërë pazar edhe me vdekjen. Ka program të qartë se si grabit e rrëmben miliarda euro me koncesione mafioze. Ky dallkauk i kapur, i paafte dhe gënjeshtar për shqiptaret nuk ka asnjë program, por ka vetëm tepsi te mbushur me mashtrime”,- shkruan nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Postimi i plotë i tij :

“Rama me program te qarte per Ndrangeten dhe vetem kusi e tepsi për qytetarët!!

Edi Rama ka nje program te qarte per Ndrangeten, di fort mire edhe dyqanet e saj dhe i ve edhe te gjithe Tiranen ne dispozicion me qindra kulla se bashku me dallkaukun ne krye te saj.
Ka program te qarte per te bere pazar me Portin e Durresit me te madhin port te vendit duke shkelur cdo ligj e marreveshje europiane.
Ka program te qarte per ta bere Aeroportin  Nene Tereza plaçke tregu, qe e ndan vete dhe me klientet e tij duke dhunuar cdo ligj.
Ka program te qarte per te genjyer radhazi me Shendetesi Falas, me 300 mije vende pune, uje 24 ore, me ujitje pa fund, etj mashtrime pafund.
Ka program te qarte se si do te fuse kriminelet per deputete, Kryetare Bashkie dhe Drejtore se si te beje edhe alibine e tyre.
Ka program te qarte per te izoluar shqiptaret nga Europa, qe te shaje gjithe diten Europen dhe te hedhe ne ere te ardhmen europiane te shqiptareve.
Ka program te qarte se si te genjeje shqiptaret  per hapjen imagjinare te Negociatave me BE dhe te jape edhe dekorata per te bere te besueshem mashtrimin nderkohe qe izolimi nga Europa per shkak te tij eshte fakt.
Ka program te qarte se si te genjeje shqiptaret me trasta vaksinash kur as nuk rimburson dhjetra mijra te semure te infektuar me Covid.
Ka program te qarte se si te fshehe vdekjet nga Covid duke bere pazar edhe me vdekjen.
Ka program te qarte se si grabit e rremben miliarda euro me Koncesione mafioze.
Ky dallkauk i kapur, i paafte dhe genjeshtar per shqiptaret nuk ka asnje program, por ka vetem tepsi te mbushur me mashtrime”.