Spahiu reagon ndaj Ramës : Diversionet nuk do ta zgjasin mandatin politik, opozita është më e bashkuar se kurrë !

144
Sigal

Kryetari i LSI Tiranë, Përparim Spahiu ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga kryeministri Rama ditën e sotme.

“Diversionet nuk do ta zgjasin mandatin politik, opozita është më e bashkuar se kurrë!” – shkruan Spahiu në një postim në rrjetet sociale.


Reagimi i  i tij i plotë:

Diversionet nuk do ta zgjasin mandatin politik, opozita është më e bashkuar se kurrë!
Sot koka e Rilindjes u përpoq të bëjë diversion brenda opozitës dhe të heqë vëmendjen nga dështimet e tij duke u marrë me LSI. E dimë që energjia, vizioni dhe angazhimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk të lënë të bësh gjumin e qetë. Por, mos ja qaj hallin opozitës duke treguar barcoleta të vjetëruara me skrap, timon e tepsi.
Nuk është faji i LSI dhe as i opozitës së bashkuar, që pas 8 vitesh si KM nuk ke asnjë punë konkrete që mund t’ja paraqesësh shqiptarëve. Dhe duke qenë se nuk ke bilanc pozitiv, vazhdon tregon përralla më orë të tëra në TV duke analizuar çështjet e opozitës. Më 25 prill do ta mësosh vendosmërinë e popullit dhe do ta dëgjosh zërin e shqiptarëve, të cilët do të flasin me votë! Do t’i japim fund shtetit karagjoz, duke i rikthyer pushtetin qytetarit. Për më shumë punësim, mirëqënie dhe alternativa zhvillimi.
#ShqipëriaShtëpiaJuaj