Bylykbashi: Basha ka dështuar vazhdimisht, do ndërtojmë demokracinë në PD

92
Sigal

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i ftuar në një emision, ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike.

Bylykbashi theksoi se Basha ka dështuar vazhdimisht, duke shtuar se do të ndërtohet demokracia e brendshme në PD.

“Duam të rindërtojmë demokracinë në PD. Nëse do ketë sukses, do ketë ndikim edhe më gjerë se Partia Demokratike. Basha premton diçka që nuk është përcaktuar në të ardhmen. Basha është si film me seri, që përsëritjet i ngjajnë njëra-tjetrën. Basha ka dështuar në mënyrë të vazhduar në politikë. Basha sot është i ri, por është i plakur në atë vend, duke mos ndryshuar dot as veten dhe as gjendjen për PD-në dhe vendin.

U kuptua se kush është Basha dhe ai zhgënjeu demokratët. Me Berishën, demokratët janë mësuar që të sulmojnë dhe kanë fituar. Partia janë njerëzit e baza. Rama ndihmon qartësisht Bashën. Ne e bëmë Bashën kryetar partie, me ndihmën tonë absolutisht, fituam ne demokratët Bashkinë e Tiranës. Duhet të shkëputemi nga e shkuara dhe të vazhdojmë përpara”, deklaroi Bylykbashi.