Mesazhi i kandidates së LSI-së, Nora Malaj për votuesit: 3 prioritetet e mia

243
Sigal

Në garën e 25 prillit është edhe Nora Malaj, kandidatja për deputete e LSI-së, pjesë e listës së qarkut Tiranë. Këtë herë Malaj ka shpalosur 3 prioritetet e saja, si edhe nga një mesazh për votuesit.

Mesazhi i plotë

Unë jam Nora Malaj, kandidate e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun të Tiranës. Në fletën e votimit mbaj numrin 8. ”Të japësh nga vetja, por prapë të jesh vetvetja”.

Prioritetet e mia dhe të Partisë që perfaqësoj:

1-Angazhohem në hartimin dhe aprovimin brenda dy viteve të para të Legjislacionin të ligjit integral të moshës së Tretë. Paketë të dedikuar të pensionit social (paketë green) për punën e papaguar të grave, që nuk përfitojnë pension pleqërie , pasi mbushën vitet e pensionit.

2-Rritjen e pagës së mësuesit deri në dyfishim e saj , brenda mandatit te parë dhe krijimin e statusit të mësuesit . Arsim cilësorë dhe punësim për të rinjtë .Politika sociale në drejtim të fuqizimit të çdo të reje dhe gruaje në Shqipëri.

3-Përcaktimi dhe miratimi i minimumit jetik, si referim bazë per ndihmën ekonomike dhe asistencë sociale minimumit jetik për çdo familje. Ju ftoj të më votoni më 25 prill që të jem zëri juaj në Parlamenti e ri. Qe vota juaj per mua te jetë e vlefshme duhet te zgjidhni LSI numri 6 dhe Nora Malaj numri 8.