Petrit Vasili: Narko-qeveria e Ramës masakroi në 25 prill votën e shqiptarëve

167
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me sasinë rekord të kokainës të kapur në Kosovë, sasi kjo që kishte kaluar nga porti i Durrësit.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, në Facebook, Petrit Vasili thekson se narko-qeveria e Edi Ramës ia ka hapur portat katër kanate drogës, sepse ushqehet me paratë e saj, ndaj droga kalon lirisht në Shqipëri.

Sipas Vasilit, narko-qeveria e Ramës masakroi në 25 prill votën e shqiptarëve, ndaj beteja për votën e lirë e të ndershme është e vetmja betejë që shpëton Shqipërinë dhe shqiptarët.

Postimi i tij i plotë: 

Narko-qeveria e Edi Ramës ia ka hapur portat katër kanate drogës, sepse ushqehet me paratë e saj, ndaj droga kalon lirisht në Shqipëri.

Ndërsa qeveria dhe policia e Kosovës e lufton drogën, ndaj i kap tonelatat që vijnë nga Shqipëria e narko-qeverisë!

Narko-qeveria e Ramës masakroi në 25 prill votën e shqiptarëve, ndaj beteja për votën e lirë e të ndershme është e vetmja betejë që shpëton Shqipërinë dhe shqiptarët