Meta dhe Berisha krah njëri-tjetrit, prezantojnë Hasim Çekrezin në Gramsh

97
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha ndodhet në Gramsh ditën e sotme, ku dhe do të prezantojë kandidatin për kryetar bashkie për këtë qytet, Hasim Çekrezi.

Berisha është filmuar teksa ka hyrë krah kryetarit të PL-së, Ilir Meta në ambientet ku do të mbahet prezantimi.

Hasim Çekrezi, ka qenë anëtar i Partisë Demokratike që në vitin 1992 nga viti 2003 -2011 si dhe ka shërbyer si kryetar komune në Pishaj ndërkohë nga viti 2015 -2019 ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak.

Në këtë përballje elektorale Çekrezi kandidon kundër Besjan Ajazit, kandidat i Partisë Socialiste për Gramshin.

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ çeli zyrtarisht fushatën politike për zgjedhjet lokale në Stadiumin Arena’, ku dhe morrën pjesë rreth 22,000 qytetarë.

Gjatë fjalës së tij, Çekrezi u shpreh se qytetei i Gramshit, prej shumë vitesh është lënë në mëshirë të fatit. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që në 14 maj të votojnë për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, si dhe të mbështesin kandidaturën e tij.