Ofertë nga PS për qeverisje, Kryemadhi: SHPK-së së Edi Ramës i ka dalë në krah ‘shoku Ropi’, tashmë nuk ka më asnjë shans

313
Sigal

LSI nuk ka asnjë shans që të bashkojë votat e saj me Partinë Socialiste. Kështu u shpreh në ‘Ilva Now’ në Euroneës kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e pyetur nëse do t’i vinte një ofertë për krijim qeveria nga PS.

Tare: Mund t’ju vijë ndonjë ofertë nga partia që do të marrë mazhorancën dhe si do ia bëni për pushtetin?
Kryemadhi: Në fakt ju nuk keni faj që keni këtë dilemë. Edi Rama me Sh.P.K.-të e tij është mësuar që gjithmonë i ka dalë në krahë shoku Ropi herë pas here…
Tare: Kush është shoku Ropi?
Kryemadhi: …edhe kur u martua me SH.P.K.-në e Lindës para disa vitesh shoku Ropi i dërgoi një buqetë me lule. Tani çfarë do lloj martese me këdo SH.P.K. të bëjë, që nga Linda dhe çfarë vijnë pas Lindës, partnerët e Lindës, shokët e Lindës, dhe bandat kriminale të Edi Ramës, nuk ka më lule nga shoku Ropi.
Tare: Kush është shoku Ropi a mund të na e thoni?
Kryemadhi: Shoku Ropi është Ilir Meta që e bëri kryeministër, e bëri 3 herë kryetar bashkie dhe mendon që ka më. Nuk ka më shans Edi Rama të marri votën e asnjë… jo LSI-sti por të kujt do njeriu që do të ketë mundësinë për të pasur mundësinë për të krijuar një qeveri kundër Edi Ramës. Sot më shumë se kurrë Partia Socialiste jo vetëm që ndihet e braktisur por sot më shumë se kurrë Partia Socialiste është e tradhtuar dhe e grabitur në mënyrën më perverse nga një njeri i cili para disa viteve donte ti varte në litar socialistët ndërsa sot ju ka grabitur të ardhmen e fëmijëve të tyre.