Monika Kryemadhi bën thirrjen: Marr 45 mandate! Beso në Zot se siç ke zemrën do të ta bëjë…

243
Sigal

Mbrëmjen e sotme Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin ‘Fiks Fare” ku i është përgjigjur pyetjeve nga dy moderatorët. ‘Mona e Ilirit apo Iliri i Monës’ por kryetarja e LSI, u shpreh se ajo është e rinisë.

Intervista e Kryetares së LSI Monika Kryemadhi për Fiks Fare
Ato festat e LSI, Gon Cela,
Goni nuk ndalon, Goni e ka festë gjithë jetën e vetë.
Është Mona e Ilirit apo Iliri i Monës?
Unë di të them që këta të rinisë thonë Mona, Mona je e jona. LRI. Me këtë moshë që jemi ne, s’jemi as të njërit as të tjetrit. Nuk i hyjmë në punë njeri tjetrit.
A fle më me Presidentin se ai ka deklaruar se fle Kushtetutën dhe tani aktualisht është në Vlorë?
Aktualisht nuk fle me Presidentin, është me Kushtetutën, me demokracinë.
Kur flini nga cila anë mban Kushtetutën dhe nga cila anë të mban ty?
Unë di të them që do ta shkruaj Kushtetutën më 25 prill.

‘Me dashuri apo shkesi’, Kryemadhi: PS u bë sebep, PS do bëhet sebep që socialistët të votojnë LSI në 25 prill

Jeni martuar me mblesëri apo me dashuri?
Jemi puthur në fshehtësi por dhe jemi dashuruar nuk jemi martuar me mblesëri. Por nuk mendoj që kjo është gjë shumë e rëndësishme tani, kur kalamajtë na janë bërë nga 20 e ca vjeç e kusur.
Po që është bërë sebep PS-ja, nuk ka ndonjë gjë nga ana jote tani?
Normal që sebep është bërë PS-ja, sepse kemi qenë anëtarë të Partisë Socialiste. Po përsëri sebep do të jetë PS-ja që më 25 prill socialistët të votojnë LSI-në.
Edhe të forcohet më shumë dashuria…
Absolutisht. Dashuria tek LSI-ja, se me Kushtetuta është e pavarur.
Do martoheshe sot prapë me Ilir Metën ti?
Këto pyetje nuk bëhen në periudhë fushatash elektorale. Se në periudhë fushatash elektorale, në 17 fushata që kam bërë me Ilir Metën, 17 herë jam dënuar me pushkatim, me varje në litar, me burgim të përjetshëm. Kështu që në periudhë fushatash nuk pyetet për dashuri. Aq më shumë 10 ditë para.

‘Tradhtarët në LSI’, Kryemadhi: Që kur e drejtoj unë nuk ka asnjë tradhëtar

LSI-ja flitet se ka nxjerrë më shumë tradhtarë se çdo parti tjetër, është e vërtetë apo jo?
LSI-ja që nga periudha që e drejton Monika Kryemadhi nuk ka asnjë tradhtar, kanë ikur ata që kanë ardhur dhe kanë kapur ndonjë gjë.

Çfarë pëlqen më shumë tek Basha, Rama, Berisha dhe çfarë nuk pëlqen tek Ilir Meta?

Tek Basha, toleranca dhe po themi ndjenja e qytetarisë. Nga një anë në politikë mund të quhet që është pikë e dobët, por për mua mendoj që është një nga pikat më të forta, që është komod në hartimin dhe bërjen e një fushate.
Tek Rama, po them këtë që, e vdes lali Erin në dru. Aty po më pëlqen, e mbyt.
Është e vërtetë që kush të rreh të do?
Varet.
Meqë jemi tek të rrahurat, për Berishën çfarë ka ndonjë gjë të mirë.
Berisha është stoik, karizmatik .Dhe tjetra është edhe qëndrestar.
E di që tani je në siklet, çfarë nuk të pëlqen tek Ilir Meta
Vdes për thashetheme… vdes e ka një dëshirë të madhe ti dëgjojë.
Kush e do më shumë këtë drejtësinë e re?
Unë nuk dua as drejtësinë e re as të vjetër. Të dyja janë njëlloj.
Po Basha e do…
Pyeteni.
Ti e di besoj se ka ardhur momenti që Basha duhet të ketë kërkuar falje, pasi Basha … e di si thotë… (unë dua ti them sot çdo demokrat e demokrati, se nuk do të qeverisim me LSI. Mos bëni gabim fatal se përndryshe do të ngelni në hauret e Baftjarit të republikës së vjetër) e di si vjen kur e dëgjoj …
E ka pasur për Lefterin dhe Nasipin

Mona, sa vota do marrim. Tani kam një surprizë të vogël. Kafen e kam pirë vetë, filxhanin e kam kthyer vetë, tani më duhet një profesioniste ta shikojë… e para me aq sa dalloj unë, këtu është një katër …
Shtoi dhe një zero
Po është dhe një zero, qenka zero e bardhë vjen me pëllumb… po dalin goxha
Mbi 40 … mos shiko filxhan se do të përfundosh si Rama pastaj, kokën në Stamboll dhe trupin në Surrel. Beso në Zot se siç ke zemrën do ta bëjë Zoti. Edhe Monikës dhe LSI-së siç ka zemrën do të ja bërë Zoti në 25 prill.
Mona këtë dhuratë e ke nga ne, nuk e ke nga Zoti e di që duhet të të ketë marrë malli. Nuk e ke idenë sa jemi lodhur duke e kërkuar, kërko andej e këtej, por e gjetëm. Mona e gjeta …
45 mandate…
Kjo është grua…
Nejse duhet ta merrje pak më të vogël, sepse ajo që kam pasur unë ka qenë e vogël. Çdo votë e të rinjve dhe të rejave shqiptarë më 25 prill do të jetë jo çizme, por do të jetë një votë që do të sjellë ndryshimin.

Kryemadhi: Do kisha dëshirë të votonit 6, në 25 prill për t’i treguar klasës së vjetër politike që sna merr dot peng

Tani thuaj diçka për popullin që do të votojë në atë datë të shënuar!
Është çështje instikti feminil që gjithmonë shikojmë tek detajet, sepse detajet bëjnë edhe ndryshimin dhe ajo që dua të theksoj është që fjalët e mia këtu do të jenë shumë të tepërta për të bërë politikë, por do ti ftoja të gjithë qytetarët shqiptarë, sidomos të rinjtë dhe të rejat që t’iu drejtohen kutive të votimit më 25 prill. Do të kisha dëshirë të votonin numrin 6. Do t’ju ftoja edhe juve të votonit numrin 6, por ajo që është e rëndësishme është që të shkojmë në kutitë e votimit, të votojmë, ta bëjmë fletën të vlefshme dhe të tregojmë atë çfarë duam. Çdo votë e jona është respekt për veten dhe çdo votë e jona I tregon çdo politikani , çdo shtetari, çdo njeriu që ne nuk na merr dot peng, kushdo qoftë ai. Prandaj, vota më 25 prill është votë për të çliruar mentalitetin e politikanëve shqiptarë në radhë të parë dhe mbi të gjitha për ti treguar gjithë klasës politike që shqiptarët nuk merren peng as nga politika, as nga shteti, as nga qeveria, as nga Kushtetuta. Shqiptarët janë të Shqipërisë, prandaj le ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.