Presidenti Ilir Meta: Mafiozët e inceneratorëve po bëjnë fushatë në Durrës me paratë e tyre të pista

220
Sigal

I ftuar në emision “Opinion”, Presidenti Ilir Meta komentoi largimin nga LSI të ish-deputetit Shkëlqim Selami, i cili sot militon në radhët e PS.

“Çim Selami hyri në LSI si djalë sportist, por nuk na tha që ishte me të kaluar kriminale. Kur doli ligji i dekriminalizimit më kërkoi që të mos ta përjashtoja, por LSI nuk i kishte asnjë detyrim këtij individi të kriminalizuar që e kishte mashtuar partinë për të kaluarën e tij. Është një fytyrë ordinere, që e njeh gjithë Vlora për veprimtarinë kriminale dhe nuk ja vlen më asnjë sekonde të merrem me këtë ordiner si Selam Çimka.”,- tha Presidenti Meta për largmin e Selmanit nga LSI.

“Rama është një i çmendur psiqik që e di e gjithë Shqipëria. Kartela e tij mjekësore është publike. E ftoj të bëjmë të dy një kontroll mjekësor për shëndetin mendor dhe përdorimin e drogës.”,- tha më tej Kreu i Shtetit, teksa i kujton sërish popullit të shkuarën e Ramës.

“Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratoreve, anetaret e se ciles jane sot kandidate te Rilindjes ne Durres, po kercenojne djemte dhe vajzat e Durresit. Ne krye qendron ish ministri i LSI qe sot kandidon per Rilindjen. Keta mafioze po bejne fushate ne Durres me parate e inceneratoreve. Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.”,- u shpreh Presidenti i Republikës, teksa fliste për inceneratorët.

Në vazhdim të emisionit Presidenti Meta nuk nguroi që t’i përmendte me emra anetarët e mafies së inceneratorët që bëjne presione në Durrës, të cilët janë:

-Lefter Koka

-Arben Seferi

-Arbër Shtylla

-Juri Meraj

-Skerdi Bello

-Arbër Koka

“Me Lefter Kokën i kam ndërprerë marrëdhëniet personalisht për shkak të moralit të tij të ulët politik e njerëzor, disa muaj para ndërprerjes së mandateve. Anëtar i mafies së inceneratorëve është edhe Alqi Ballko, kandidat i Rilindjes i 17 në Tiranë, i vendosur në këtë pozicion për të blerë votat.”,- flet më tej Kreu i Shtetit për mafiozët e inceneratorëve.