Sigal

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Sociale për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama si “llafazani më monumental i këtij vendi”.

Sipas Vasilit, Rama flet papushim për “për mure që lyhen,për hale’ zyrash që zbukurohen,për teatro që prishen,për palma,që thahen”, por hesht aty ku bëhet fjalë për “vajza të varfëra që dhunohen, rrihen dhe goditen nga djemtë e deputetëve të rilindjes, për drogën që mbyti shkollat dhe shkatërroi rininë, për qindra mijëra shqiptarë që ikin nga ky vend”.

Vasili thotë se askush në radhët e qeverisë, madje edhe gratë deputete, nuk guxojnë të flasin për këtë çështje, pasi nëse e bëjnë ato rrezikojnë përjashtimin nga kryeministri.