Partia e Lirisë përgënjeshtron lajmin/ Në ambientet tona, nuk ka ardhur asnjë oficer i BKH për të bërë kontroll

38
Sigal

Duke u nisur nga lajmi i rremë i mediave të inceneratorëve dhe privatizimeve, reagon Selia e Partisë së Lirisë.

Ja njoftimi i plotë…

Duke marrë shkas nga një lajm i publikuar nga Report TV dhe Shqiptarja.com, Partia e Lirisë sqaron se në ambientet e Partisë së Lirisë, nuk ka ardhur asnjë oficer i BKH për të bërë kontroll në zyrën e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta dhe në seli. Partia e Lirisë nuk ka asnjë njoftim apo dijeni për një kontroll të tillë të BKH-së