Gjykata liroi Jamarbër Malltezin, e komenton Berisha: Asnjë risi…

41
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO, që ndryshoi masën e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit, duke e lënë në arrest në shtëpi.

Berisha tha se nga ky vendim nuk ka asnjë risi ndërsa shtoi se drejtësia është në shërbim të Ramës.

 “Së pari më duhet të them se nuk ka asnjë risi në vendimet të cilat dëshmojnë kontrollin e plotë dhe total të sistemit të drejtësisë, kthimin e saj në shërbim të narkodikaturës dhe Ramës. Siç duket se keni marrë vesh, dua t’ju informoj se dje në sallën e gjyqit famozja për lidhjet e saj obskure me Taulant Ballën ka deklaruar sa vijon; sipas saj korrupsioni konsumohet dhe duke zbatuar ligjin. Nuk ka standard me amoral se sa ky. Është i regjistruar ky. Do t’ua sjell këtu. Kur një njeri i ligjit deklaron se mosshkelja e ligjit, pra korrupsioni konsumohet duke zbatuar ligjin, ajo fshin çdo gjë mes amoralitetit dhe vjedhjes dhe banditizmit. Ajo bëhet në sallën e gjyqit ashtu siç është. Njeri që nuk njeh normë, ligj dhe moral përveç lidhjeve oskure me një kriminel me kravatë, që quhet Taulant Balla. Ju garantoj se me një deklaratë të tillë se gjeni dot të bërë as në gjyqet më të egra të diktaturës. Millonai me lidhjet e tij me Ballën, thotë se korrupsioni bëhet dhe duke zbatuar ligjin”, tha Berisha.