Zjarri në tavolinën e Bashës pas ndezjes së flakadanëve në Kuvend, Berisha ironizon: Nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhëtor

37
Sigal

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat, komentoi edhe djegien e tavolinës së Bashës, gjatë qëndresës së ditës së djeshme në Kuvend.

Ai është shprehur se për këtë rast ka vetëm një hymn: Nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhëtor.

“ Për këtë është hymni ynë. Nga lufta veç ai largohet, që është lindur tradhëtor” th shkurtimisht Berisha.

Sa  i përket vazhdimit të aksionit opozitës dhe vendimeve që do të ndërmerren në vazhdim, ish-kryeministri tha se kjo është një betejë pa kthim, e cila do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave.

Ai shtoi se pas tymit në fytyrën e Edi Ramës në Parlement, qëndron drita e shpresës për popullin opozitar.

“Absolutisht sot dhe deri në fitore do të ketë përqendrim total, kundër diktaturës së bandave dhe Edi Ramës. Sot jemi më të vendosur se kurrë. Nuk e marrim as me ekzaltim, as pa realizëm, por kjo betejë nuk ndalet, gjerë në realizimin e qëllimeve te saj.

Ajo që ndodh në parlament ka lidhje me të drejtat kushtetuese të deputetëve. Ne nuk po bojkotojmë  parlamentit, ne po bëjmë një parlament. Prapa atij tymi që shihni aty është drita e shpresës.

Tymi në fytyrën e Edi Ramës është shpresa e demokratëve për rrëzimin e tij” shtoi Berisha.