Monika Kryemadhi -Ramës: Vetëm tre ditë mos e merr taksën e naftës dhe jepu lekët naftëtarëve

379
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka gjetur një mënyrë se sit ë zgjidhet problemi i naftëtarëve dhe ata të dalin nga greva. Në një takim me banorët e Dermenasit në Fier, Kryemadhi, teksa mbante fjalën, tha se zgjidhja mund të gjendet shumë lehtë. Ajo u shpreh se  nëse kryeministri Edi Rama dhe qeveria shqiptare, për vetëm tre ditë të mos e merrte taksën e naftës, ky problem do të merrte fund.

Sipas Kryemadhit, çmimi i naftës në Shqipëri është shumë i lartë dhe kjo vetëm për shkak të taksës.

“Sikur vetëm për tre ditë, Rama të mos e marrë taksën e naftës, pasi fiton miliona euro nga ajo. Vetëm tre ditë të mos e merrte taksën, ata naftëtarët, do të dilnin nga greva dhe do të zgjidhej gjithçka,”– tha Kryemadhi.