Reagimi i ashpër i David Mcallister: Të shqetësuar nga qëndrimet e Ramës. Mos rrëzoni dekretin e Metës pa folur Venecia

288
Sigal

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Evropian, David Mcallister i ka bërë thirrje sot qeverisë “Rama” që të mos rrëzoj dekretin e Presidentit Ilir Meta, pa folur më parë Komisioni i Venecias.

David Mcallister shprehet i shqetësuar për qëndrimet e qeverisë “Rama” dhe vendimin për të votuar nesër në Kuvend rrëzimin e dekretit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë.

“Shumë i shqetësuar sepse megjithë thirrjet kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që të presin një mendim të Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë janë caktuar për nesër”, shprehet ai.
“Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të ashpërsojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit”