Basha live me gazetarët: Kushtet e Gjermanisë të plotësohen

507
Sigal

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, po zhvillon një konferencë me gazetarët, ku thotë se 9 kushtet e Bundestangut, janë paketa për zgjidhjen e krizës. Pas vizitës katër ditore në Zagreb dhe Lajpcig, Basha tha se theksi që kanë vendosur drejtuesit më të lartë të BE-së sa i takon hapjes së negociatave ka qenë pikërisht përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë. “Kërkesa e parë e PPE është hartimi pa vonesë dhe miratimi i reformës zgjedhore duke vënë theksin te vullneti politik. Çfarëdo ndryshimesh që duhen bërë nuk kanë pikë vlere nëse nuk ka një mekanizëm për zbatimin e tyre. Bërjen funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe vendosjen mbi procesin farsë dhe antikushtues të 30 qershorit me një vendim final dhe të prerë të Gjykatës Kushtetuese. Papajtueshmërinë totale me shit-blerjen e votave dhe thirrjen që të hetohen dhe çohen në burg të gjithë personat e përfshirë. Zbatimin pa ekuivok të ligjit të dekriminalizimit dhe nxit ngritjen sa më shpejt të SPAK dhe BKH”.

LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 24. November 2019