Socialistja e njohur Briseida Shehaj, kalon numri dy i LSI në Tiranë. Priten vërshime të bujshme nga PS drejt LSI

368
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim do të organizojë më datën 21 nëntor Konventën Kombëtare. Në takimin e zhvilluar sot me strukturat e LSI, kryetarja e partisë Monika Kryemadhi u shpreh në konventë kandidatët do të votohen sipas parimit “një anëtar një votë”, një model që LSI e ka aplikuar e para në Shqipëri, që në vitin 2013.

“Tashmë ne na duhet që të kryejmë një axhendë të saktë pune politike dhe të angazhimi duke marrë përsipër përgjegjësitë dhe duke përfunduar në Konventën Kombëtare që do të jetë me votimin ‘Një anëtar një votë’ që do të jetë më 21 nëntor dhe më pas duke përfunduar me Konventën Kombëtare me përfaqësimin jo vetëm të listave të deputetëve, të cilët do të kalojnë në një proces vettingu, që është pjesë e gjithë atij procesi që për LSI-në nuk është hera e parë. Sepse të gjithë po e dëgjojmë sikur po bëhet ndonjë qamet i madh, por LSI procesin e vettingut e ka bërë që në zgjedhjet e 2013-s dhe në zgjedhjet e 2015-s dhe për mbi 580 kandidatët që kanë qenë për  anëtarë të Këshillit Bashkiak”,- tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në takimin e strukturave të LSI u bë e ditur se Nënkryetare e LSI në Tiranë është komanduar,  Briseida Shehaj. Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh.

Pritet që gjatë ditëve në vijim të ketë emra të tjerë të njohur nga PS që do t’i bashkohen LSI.