Presidenca e Kosovës akuza Beogradit: Po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në Veri

92
Sigal

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka lëshuar deklarata në drejtim të qeverisë së Serbisë se po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në veri.

Vela reagoi pas një deklarate të lëshuar nga qeveria e Serbisë për zgjedhjet në veri, që sipas tij, është dëshmi e përpjekjes së Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhje.

“Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.”, tha Vela.