Japonia merr vendimin, ja sa do i paguaj familjet, nëse i afërmi i tyre vdes nga vaksina anti-covid

179
Sigal

Autoritetet japoneze do t’i paguajnë një familje shumën prej 44.2 milion jen, nëse ata humbin një familjarë të pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19.

Shifra, e cila është e barabartë me rreth 295,350 £, është tarifa më e lartë e njëhershme që mund të paguhet nga qeveria Japoneze në rastin e një reagimi negativ ndaj vaksinës së Coronavirus.

Familjet mund të marrin gjithashtu një pagesë prej 33,700 £ vjetore nëse dikush vuan një paaftësi afatgjatë që kërkon kujdes si rezultat i marrjes së vaksinës.

Shifrat u konfirmuan nga Ministri Japonez i Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Norihisa Tamura, i cili shpjegoi politikën e kompensimit për Komitetin e Buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Vendi ka filluar sëfundmi me fushatën e vaksinimit, por ngurrimi për ta marrë atë është e madhe në kulturën japoneze.