Pëllumb Pipero zbulon se kur do të kemi rënie të numrit të të infektuarve: Nga fundi i…

331
Sigal

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka folur për situatën e covid në Shqipëri, ku ditët e fundit ka patur një rritje alarmante të infeksioneve dhe numrit të vdekjeve.

Pipero thotë se duhen vaksinuar mbi 60% e popullatës që të ketë imunitet tufe dhe shpreson që nga fundi i marsit do ketë një rënie të numrit të të infektuarve.

“Ka raste te tjera në botë të infektuar pas marrjes së vaksinës. Falë marrjes së dozës së vaksinës e kam kaluar më lehtë. Është ënde herët që të flasim për efikasitetin e vaksinës. Numri i personave të vaksinuar duhet të jetë mbi 60%. Ky virus ende ka një qarkullim të madh. Efikasiteti i saj po ndihet nga dita në ditë.  Sa i takon numrit të rënieve të shtruarve në spitale, në ditët e para të kësaj pandemie, hospitalizoheshin për shkak të pasigurisë. Shpresojmë  që ekspozimi dhe vaksinimi do të japin shumë shpejt rezultatet. Nga fundi i Marsit do të kemi një rënie të numrit të infektuarve“, shprehet mjeku.

Po cili është sinjali që tregon se mund të jemi drejt rënies së pandemisë?

“Ka disa indikatorë, tregues kryesorë duhet të jetë numri i rasteve të reja të infektuar dhe numri i rasteve të reja të shtruar në spital. Por indikatori më i rëndësishëm është numri i të shtruarve në spital.”, ka deklaruar Pipero.